MENU
klinika

FA Cup

Manchester City kalon në çerekfinale

16.02.2019 - 20:56

Premier League i ka lënë vendin FA Cup në fundjavë, ku ka pasur përballje interesante. Manchester City ka fituar 4-1 ndaj Newport Co duke kaluar në çerekfinalen e kompeticionit. 

Pas një pjese të parë të balancuar, kjo për shkak të kushteve jo të mira të fushës së Newport Stadium, City shpërthen në pjesën e dytë.

Sane zhbllokon rezultatin përpara se Phil Foden të dyfishojë. Neëport mundohet të reagojë dhe ngushton diferencën me Amond në minutën  88’.

Megjithatë, vetëm një minutë më pas Foden e dopietën e tij vulos gjithçka në favor të Citizens. Ndërsa në sekondat e fundit të takimit, ishte Riyad Mahrez që shënoi golin e katërt.

Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë bërë detyrën e tyre, megjithëse nuk ishte aspak e lehtë të luhej në ato kushte.