MENU
klinika

Shqipëria nënshkroi e para

Maqedonia në tryezë me vendet e NATO-s, nënshkruhet protokolli

06.02.2019 - 11:34

Shtetet e NATO-s nënshkruan sot një marrëveshje me Maqedoninë, duke i mundësuar shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake. Marrëveshja u nënshkrua sot në një ceremoni në selinë e NATO-s në Bruksel.

Shteti i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë. Ceremonia e nënshkrimit të Protokollit u përcoll me vëmendje të madhe edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, prezent në sallën e Qeevrisë ishte edhe zv. ministri i jashtëm Andrej Zhernovski dhe një numër i madh i gazetarëve.

Këto zhvillime u paraprinë nga votimi i marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, duke i dhënë fund një konflikti 27-vjeçar mbi çështjen e emrit të Maqedonisë.

Parlamenti grek e ratifikoi në fund të janarit “Marrëveshjen e Prespës”, që i dha fund konfliktit shumëvjeçar mes dy shteteve fqinje. Me këtë marrëveshje u pranua ndryshimi i emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkupi pranoi se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka të përbashkëta me maqedonasit e lashtë.

Ata miratuan emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia kishte bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë duke thënë se emri nënkuptonte ambiciet territoriale. Ligjvënësit grekë miratuan marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku.

Mosmarrëveshja e zgjatur bëri gjithashtu që Greqia të pengonte Maqedoninë edhe në përpjekjet e saj drejt Bashkimit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush është njeriu që ka në dorë vendimin më të rëndësishëm

Fati i Ukrainës varet “në fije të perit”, SHBA “hap thesin”

Komploti për vrasjen e Zelenskyt dhe plani për sabotazh në Gjermani

Si funksionon rrjeti i agjentëve sekretë të Vladimir Putinit