MENU
klinika

6-Shkurti (Datë historike)

Maqedonia nënshkruan protokollin për hyrjen në NATO

02.02.2019 - 14:59

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në Twitter se në datën 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”- ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.

nikola dimitrov-konica.al

Kujtojmë se hapja e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ka ardhur pas zgjidhjes së kontekstit të emrit me Greqinë e njohur si Marrëveshja e Prespës.

Që prej vitit 1991, Greqia ka kundërshtuar përdorimin e emrit “Maqedoni”, pasi një provincë e saj veriore ka po të njëjtin emër.