MENU
klinika

Detaje nga dasma

Martohet në fshehtësi “romantiku” Ed Sheeran

28.02.2019 - 23:03

Këngëtari, këngët e të cilit janë bërë dedikime për kushedi sa e sa çifte, tashmë i ka dhënë fund beqarisë!

Ed Sheeran ka celebruar dashurinë e tij me Cherry Seabron, në një dasmë të fshehtë me vetëm rreth 40 të ftuarish.

Ed Sheeran, janarin e vitit 2018-të, shpalli fejesën me miken e tij të fëmijërisë Cherry.

Çifti preferuan që ceremoninë martesore ta ndanin vetëm me miq të shkollës, një pjesë të familjes së tyre. Kjo ceremoni e fshehtë ka ndodhur para Krishtlindjeve. Asnjë personazh i njohur nuk ka qenë i ftuar në dasmë, as këngëtarja Taylor Swift.

Flitet që çifti ka menduar që të organizojë gjatë verës një tjetër ceremoni, ku të ftuar do jenë njerëz të njohur dhe bashkëpunëtorë të Sheeran.