MENU
klinika

Vendimi

Mazhoranca i thotë “po” dekretit të Metës për ligjin e kadastrës

05.02.2019 - 12:53

Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e presidentit, Ilir Meta, për rishqyrtimin e ligjit të kadastrës.

Ky komision pritet të bëjë ndryshimet e propozuara dhe më pas ta miratojë.

Më 15 janar të këtij viti, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për kadastrën.

Në dekretin e kthyer Kuvendit për rishqyrtim, Meta theksonte se disa nene të veçanta të këtij ligji bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Një ditë më parë Komisioni i Ligjeve rrëzoi vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Metës për ligjin e noterisë.