MENU
klinika

A do ta "shpëtojë" vendin?

Mbyllja e qeverisë amerikane/ Trump ka në dorë gjithçka

13.02.2019 - 17:28

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se nuk ishte e qartë nëse Presidenti Donald Trump do të nënshkruante një marrëveshje financimi qeveritar për të shmangur një mbyllje të pjesshme të agjencive federale, madje edhe si një burim i njohur me situatën tha se ka gjasa të ndodhte.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. “Është e vështirë të thuhet definitivisht nëse presidenti do ta nënshkruajë atë”.

Kongresi, që po kërkon të shmangë një tjetër mbyllje të qeverisë amerikane, ka rënë dakord për një marrëveshje, që nuk jep të gjitha fondet që Trump kishte kërkuar për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.

Të martën, presidenti republikan tha se nuk ishte i kënaqur me marrëveshjen dhe ai nuk përjashtoi një veto të mundshme të legjislacionit.

Foto e marrë nga The Guardian

Marrëveshja gjithashtu duhet të miratohet nga Senati i kontrolluar nga republikanët dhe duhet nënshkruar nga Trump para të premtes së mesnatës.

Marrëveshja thuhet se u arrit në një takim me dyer të mbyllura në Uashington të hënën mbrëma pas disa orësh bisedimesh, sipas ligjbërësve. Ai përfshin $ 1.375 miliardë për fonde për 88 milje barriera fizike.

kolana e librave

Republikanët e Kongresit të Lartë i kërkuan Trump që të mbështeste marrëveshjen.

“Unë mendoj se presidenti do ta nënshkruajë atë”, u tha gazetarëve të martën përfaqësuesi i SHBA, Mark Meadows, kreu i grupit konservator të republikanëve në Shtëpi.

“Ka disa aspekte pozitive në këtë projektligj, por sigurisht që nuk mjafton,” tha Sanders në një intervistë me Fox News Channel. “Presidenti dhe ekipi i tij kanë shqyrtuar çdo mundësi të mundshme për të marrë fondet e duhura që kanë nevojë për të përfunduar murin”.

Trump i habiti të gjithë, kur ai kërkoi $ 5.7 miliard fonde për murin, të cilat u kundërshtuan nga demokratët në Kongres. Kjo shkaktoi një mbyllje 35-ditore për rreth një të katërtën e qeverisë federale që la 800,000 punonjës federalë të punonin pa pagesë.

Presidenti më parë kërcënoi të deklaronte një “emergjencë kombëtare” nëse Kongresi nuk siguronte para për murin.

Ndërtimi i murit ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së Trump në vitin 2016, duke e quajtur të nevojshme për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës. Ai tha se Meksika do të paguante për të, por zyrtarët meksikanë nuk pranuar. Demokratët e kanë quajtur një mur të shtrenjtë, joefektiv dhe imoral.