MENU
klinika

Reagimi pas goditjes

‘Megaoperacioni’/ Lleshaj: Dëshmi se besimi i partnerëve është maksimal

26.02.2019 - 15:27

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliaj, ka bërë publik megaoperacionin, ku u arrestuan 33 persona, mes tyre 5 shqiptarë.

Pas publikimit të tij, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Lleshaj shprehet se kjo goditje është një dëshmi e lartë për besimin e partnerëve.

“Tjetër goditje e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe partnerëve italiane kundër krimit të organizuar.

Kjo është një tjetër dëshmi se motivimi i PSH është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal.

Mirënjohje dhe mbështetje për Policinë tonë dhe partnerët tanë”, shprehet Lleshaj.