MENU
klinika

Raporti i Eurostat

Mesatarja në BE 4.3/ Shqiptarët të parët në Europë për…

14.02.2019 - 14:20

Të dhënat më të fundit të Eurostat e kanë renditur Shqipërinë si shteti me më shumë martesa.

Sipas këtyre të dhënave, që i referohen vitit 2017, në Shqipëri janë numëruar 7.9 martesa për çdo 1000 banorë.

Sipas këtyre të dhënave rezulton se nuk mund të na e kalojë asnjë shtet europian, përveçse shtetit tjetër shqiptar Kosovës.

Kjo renditje vjen si pasojë e një popullsie relativisht të re në të dyja vendet.

Sa është norma e martesave në Shqipëri:

-është sa dyfishi i martesës europiane.
-Martesat europiane fiksohen në 4.3 martesa për çdo 1000 banorë.

Kush rënditet pas Shqipërisë?

-Lituania, me 7.5 martesa për 1000 banorë.
-Rumania, me 7.3 martesa për 1000 banorë.
-Sllovenia, me 3.1 martesa për 1000 banorë.
-Itali dhe Luksemburgu me 3.2 martesa për 1000 banorë.