MENU
klinika

Sloganet pikante

Mesazhet për Ramën, parrullat e protestuesve nga rrethet

16.02.2019 - 10:02

Slogane pikante dhe parulla me mesazhe të forta kanë zgjedhur protestuesit e rretheve sot për protestën e madhe që do të mbahet në orën 11:00 në Tiranë.

“Ky është fundi i hajdutëve”. Këtë slogan kanë gjetur protestuesit vlonjatë të nisur mëngjesin e sotëm nga qyteti i tyre drejt Tiranës për t’i dhënë mesazh Ramës dhe Qeverisë së tij, që sipas tyre nuk i përfaqeson më.

Si e shihni edhe në këtë foto, parulla me nje mi me kokën e kapur me çark, është simbolika e tyre për fundin që kanë e duhet të kenë gjithë hajdutët.

Këtë parullë kanë zgjedhur protestuesit e nisur nga Durrësi. Ata protestojnë sot kundër blerjes së zgjedhjeve sipas tyre nga Rama-Dako-krimi. Kujtojmë se përgjimet për blerjen e zgjedhjeve nga grupi kriminal i Avdylajve me kryebashkiakun e Durrësit i publikoi “Zëri i Amerikës”, një fakt që durrsakët e evidentojnë në parrullat e tyre.

kolana e librave

Shkodra është një nga qarqet nga po vijnë më shumë protestues dhe këtë shkodranët e shfaqin edhe në parullat e tyre kundër Edi Ramës.

“Populli ja ka prerë biletën në të sëmës”. Këtë parullë ka gjetur Elbasani për Ramën në këtë protestë. 7500 protestues janë nisur nga Elbasani për protestën kombëtare të Tiranës. Ata thonë se Rama s’ka më shpëtim, ai duhet të dorëzohet e më pas të përpiqet t’i shpëtojë drejtësisë.


“Kuksianët dhe tropojanët nuk harrojnë!” Ja parullat që kanë gjetur ata për protestën e sotme, me thirrje të fortë “Jo oligarkëve’.