MENU
klinika

Risia

Messenger sjell opsionin që e duan të gjithë

06.02.2019 - 17:24

Facebook ka sjellë më në fund opsionin që e dëshironin të gjithë përdoruesit. Tashmë në aplikacionin “Messenger” ju do të mund të fshini mesazhet e vjetra për veten dhe për bashkëbiseduesin.

Mesazhet mund të fshihen vetëm 10 minuta pas dërgimit nëpërmjet butonit ‘Remove for Everyone and Remove for you’.

Me një përditësim të “Messenger” opsioni do të jetë i disponueshëm për celularët iOS dhe Android.

Ekziston edhe mundësia që ta fshini mesazhin vetëm për vete nëpërmjet butonit “Fshije për vete”.