MENU
klinika

Video

Mësuesja “heroinë” në ditën me rrebesh

22.02.2019 - 20:17

Të gjithë e kanë vlerësuar pa fund përkushtimin e një mësueseje të identifikuar me mbiemrin Li, për të realizuar orët e mësimit edhe pse moti e pengonte për ta bërë një gjë të tillë.

Rruga e “pushtuar” nga uji në një zonë në Guangdong të Kinës, bëri që mësuesja të kthehej në heroinë duke i marrë të gjithë nxënësit e saj në krah për të kaluar rrugën.

“Sakrifikoi vetëm duke qëndruar më këmbë në ujë, vetëm që nxënësit e saj të mos lageshin”, ka qenë komenti që i shoqëronte pamjet.

Për gati 20 minuta, mësuesja u mundua t’i kalonte të gjithë nxënësit përtej rrugës, ndërsa në fund u ndihmua edhe nga një prind.