MENU
klinika

Presidenti në Amerikë

Meta dekoron dy legjendat e Kombëtares

08.02.2019 - 21:41

Edhe pse në Amerikë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vijuar me dekorimet e legjendave të sportit shqiptar.

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë e Mëngjesit të 67-të të Lutjeve, Meta vlerësoi dy ish-futbollistët e shquar të Kombëtares, Koço Dinella dhe Frederik Gjinali.

Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar në Ambasadën shqiptare në kryeqytetin amerikan, Presidenti Meta i dorëzoi zotit Koço Dinella, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:

“Për talentin e spikatur dhe kontributin e vyer në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si portier i shkëlqyer në ekipin ‘Skënderbeu’ dhe atë Kombëtar; për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën  ndërkombëtare”.

Ndërsa zoti Frederik Gjinali u vlerësua nga Presidenti Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh”: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në arritjet e skuadrës së futbollit ‘Dinamo’, si dhe përfaqësimin dinjitoz me Ekipin Kombëtar Shqiptar, veçanërisht me rezultatin në ndeshjen me Gjermaninë (1967)”.

Në ndeshjen ndaj Gjermanisë në vitin 1967, Koço Dinella luajti në portë, duke mbajtur të paprekur rrjetën, ndërsa Frederik Gjilani, ishte autor i një goli të mohuar. Dinella e ka nisur si portieri i Skënderbeut, ndërsa kanë qenë pjesë të dy edhe e ekipit të Dinamos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


50-vjetori i ndeshjes historike

Presidenti dekoron ikonat e basketbollit

Presidenti dekoron ekipin vlonjat

Mposhti Barcelonën, dekorohet Flamurtari