MENU
klinika

Mbreti i popit në dokumentar

“Michael Jackson – shkëlqimi dhe zbehja”

27.02.2019 - 17:03

Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson vazhdon të ngjallë interes edhe pse, pas vitesh mungese. Përfolur së fundi prej akuzave për pedofili, mbetet në çdo rrethanë, legjenda që ngjall pafundësisht kureshtje jo vetëm për mediet. “King of pop”, mbetet një nga artistët më të mëdhenj të gjitha kohërave.  Kontributet e Xheksonit në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Si për të kundërshtuar “Channel 4”, nje tjetër medie prestigjioze si BBC, pritet të sjellë në një këndvështrim dritëhijesh figurën  komplekse të artistit.

Ky dokumentar pritet të shfaqet gjatë këtij viti dhe do të pasqyrojë tërë jetën e trazuar të pop yllit, në vend që të përqendrohet në supozimet kundër tij, – sipas NME.

Nëse dokumentari “Leaving Neverland”, nga Channel 4 ka vënë theksin mbi akuzat, BBC duket sikur ka marrë përsipër të bëjë të kundërtën.

Dokumentari do të jetë me regji nga Jacques Peretti, autor për të cilin, ky do të jetë filmi i katërt për Michael Jackson-in.

Dokumentari më i ri, do të ketë si subjekt fëmijërinë e kënkgëtarit në Gary, Indiana, deri ditët e fundit të jetës, kur mbreti i popit ishte në përgatitjet e turneut “This is it”.