MENU
klinika

"San Siro"

Milan e Inter bëhen bashkë për stadiumin

06.02.2019 - 14:06

Në Milano po diskutohet në lidhje me stadiumin e ri në të cilin do të luajë Inter dhe Milan. Megjithëse shpesh herë është hedhur hipoteza që dy skuadrat të kenë stadiumin e tyre, duket se sërish është rënë dakord që të luhet në një stadium të vetëm.

Për Milanin, vazhdon të mbetet mitiku ‘San Siro’, ndërkohë që për Interin quhet ‘Giuseppe Meazza’ në nder të legjendës zikaltër.

Stadiumi do t’i nënshtrohet një restaurimi dhe pritet që të jetë ndër stadiumet më modernë dhe më të bukur në botë. Megjithatë, drejtuesit e dy klubeve po përballen me kundërshtimin e tifozëve.

Aktualisht, ‘San Siro’ ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh dhe me planin e ri për stadiumin, pritet që ky numër të reduktohet dhe stadiumi i ri do të jetë 60 mijë vendësh.

inter milan icardi
inter milan icardi

Fakti që as Inter dhe as Milan nuk e mbushin në ndeshje të kampionatit (me përjashtim të ndeshjeve derbi), ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një strukturë të re, megjithëse ende nuk është zyrtare dhe pritet që të ketë sërish ndryshime projektesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN