MENU
klinika

Serie A, java 23

Milan rikthehet te fitorja, kap Champions

10.02.2019 - 22:28

Milan ka lënë pas dy barazimet radhazi në kampionat, duke fituar 3-0 në shtëpi ndaj Cagliarit dhe rikthyer edhe në vendin e katërt, që do të thotë brenda zonës Champions.

Ishte Ceppitelli ai që shënoi në portën e tij në minutën e 13-të, duke zhbllokuar rezultatin. Ndërsa Paqueta pas 10 minutash dyfishon shifrat.

Ishte goli i parë me fanellën kuqezi për Pauqeta-n, por që nuk feston, në shenjë respekti për viktimat e Flamengos, akademi nga e cila ka dalë edhe ai.

Piatek shënon në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, duke mbyllur praktikisht takimin. Një fitore e merituar e Milan, që rikthehet te suksesi e tashmë mund të mendojë për të kapur zonën Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN