MENU
klinika

BE optimiste

Mogherini: Ka progres në dialogun Kosovë-Serbi

22.02.2019 - 12:31

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini deklaroi se pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mogherini tha për Politiko, se ajo e konsideron suksesin e saj më të madh  marrëveshjen bërthamore me Iranin, por vuri në dukje se nuk mund të harrojë punën në Ballkan.

“Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, po përparojmë negociatat mes Serbisë dhe Kosovës në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të mund t’i japim fund konflikteve në Ballkani”, tha ajo.

Më heret, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka zbuluar detaje të “padëgjuara” më parë në raportet me Kosovën dhe rolin e ndërkombëtarëve. Ai pohoi se 14 vite më parë Serbia ka patur një ofertë në “tavolinë” nga ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, ajo që i duhet sot Serbisë është fakti që të bëjë një politikë të mençur në këtë drejtim, por nga ana tjetër nënvizoi se Prishtina nuk do ta pranojë atë.

“Konsiderohet vend me rrezik të lartë”

Gjermania fut sërish Kosovën në ‘zonën e kuqe’

“Rrezik mbingarkese në spitale”

“DW”: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

“Qeveria po i bie në qafë qytetarëve”

Haradinaj kundër masave të reja