MENU
klinika

Champions League

Mori karton me dashje, UEFA pezullon Ramos

28.02.2019 - 21:54

Sikur të mos mjaftonte humbja e mbrëmshme në “El Clasico”, për Sergio Ramos ka ardhur një tjetër “shuplakë”, teksa pezullohet me dy ndeshje nga ana e UEFA-s.

Ky dënim vjen pasi mbrojtësi u ndëshkua me vullnet të plotë me karton të verdhë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaksit. Duke parë edhe rezultatin në favor të skuadrës së tij, Ramos provokoi ndëshkimin me të verdhë në fundin e lojës, ndërsa në këtë mënyrë mund të zeronte numrin e kartonëve për fazën vendimtare të kompeticionit.

Por duket se spanjolli i ka bërë llogaritë gabim, kur në një intervistë pas ndeshjes e pranoi se e kishte provokuar faullin në mënyrë të qëllimshme për t’u ndëshkuar.

ramos dhe benzema
ramos dhe benzema

Menjëherë pas deklaratës së Ramos, çështja kaloi për hetim në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ndërsa vendimi që do të dalë zyrtarisht sonte, është publikuar më parë nga mediat spanjolle.

Ato  mësuan se mbrojtësi do të përballet me një skualifikim prej dy ndeshjesh, teksa do të mungojë në sfidën e kthimit ndaj Ajax dhe në ndeshjen e parë në raundin tjetër, gjithnjë nëse Reali arrin të kualifikohet.

Megjithatë, situata për Ramos mund të kishte shkuar edhe më keq pasi 4 prej 9 anëtarëve të Komisionit kërkuan një pezullim prej 3 ndeshjesh për 32-vjeçarin. Sakaq, klubi i Realit do të apelojë vendimin, ndërsa shpreson ta ketë të gatshëm mbrojtësin për raundin tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festoi golin ndaj Kroacisë

Serbët tërbohen nga shqiponja e Ramos