MENU
klinika

Do ketë ende fakte të tjera!

Muka sulmon Argita Berishën: ‘Nul’ edhe në kërkim shkencor

23.02.2019 - 11:46

Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka ka akuzuar, ditën e djeshme për plagjaturë vajzën e ish-kryeministrit Berisha, Argitën.

Muka kishte publikuar një punim që mbante emrin e Berishës, dhe ishte pBublikuar më parë në Universitetin e Vlorës.

Reagimi i Mukës:

taulant-muka-konica.al

Gjeni ndryshimin? Argita Berisha Malltezi (vajza e Sali Berishes) me artikull 100% plagjiature. Nje material teresisht i kopjuar nga nje publikim i Universitetit te Vlores. Universitetet shqiptare dhe e ardhmja e te rinjve jane marre peng nga kakistokratet majtas dhe djathtas te cilet e konsiderojne auditorin si nje ambjent per familjet e tyre dhe jo per te diturit!

Artikulli i Argita Berisha Malltezi: Women in leadership and gender equity in albania – the case of vlora region publikuar ne International Journal of Management cases ne vitin 2011

Artikulli i Etelva Leskaj: Woman Role and Gender Equity in Albania publikuar ne International Conference on Economic and Management Perspectives ne vitin 2008.

Po menjëherë pas këtij denoncimi ka reaguar dhe vetë Berisha, duke thënë se nuk është në dijeni sesi emri i saj është vendosur në këtë punim. Sipas pedagoges kërkimet e Mukës bëhen për llogari të personave të tretë.

Reagimi përmes një emaili për mediat:

‘Taulant Muka ka bërë zbulimin se një artikull që mban emrin tim, i botuar në vitin 2011 është plagjiaturë e artikullit të një punimi tjetër. Sqaroj publikun se: Artikulli në fjalë nuk është i imi dhe nuk ia kam idenë pse emri im figuron si autor i dytë.

Mund të provohet fare lehtë nga dosja që ndodhet në Ministrinë e Arsimit se ky artikull nuk figuron në listën e artikujve apo prezantimeve në konferenca që unë kam dorëzuar për marrjen e titujve shkencorë dhe as që gjendet në ndonjë nga CV-të që unë kam përdorur ndonjëherë. Në botimet e mia të dorëzuara për marrjen e titujve, përveç artikujve të botuara në revista vendase dhe ndërkombëtare janë edhe disa libra, të cilat janë pjesë e fondit të bliblotekave vendase dhe të huaja, përfshirë Library of Congress.

Nëse z.Muka do të kishte integritet kërkimor, vulën e të cilit pretendon se mban në Shqipëri, do të kishte marrë mundimin të kontaktonte me autorët të cilëve u përmend emrin për të pyetur nëse kanë shkruar një shkrim të tillë. Por mesa duket shërbimet që Muka kryen për llogari të të tjerëve janë më afër mendjes së tij sesa kërkimi shkencor pranë zemrës.”

Edhe pas reagimit të së bijës së ish-kryeministrit Berisha, Taulant Muka i është përgjigjur sërish, duke vënë përsëri theksin tek akuzat për mashtrim.

Reagimi i tij vijon si më poshtë:

“Argita, faktit gjithmone i kunderviheni me perbaltje, majtas dhe djathtas! Fakti qe ju mund te mos keni ideale dhe bliheni dhe shiteni, nuk do te thote qe te gjithe e bejne. Por le te sqarojme publikun dhe te tregojme qe ju mashtroni ne reagimin tuaj.

-Autore e pare e botimit plagjiature eshte Helga Vukaj, ministrja teknike e financave para zgjedhjeve te 2017. Vete Helga e ka te shkruajtur ne CV-ne e saj publikimin qe une raportova (shiko foton, dhe linku per te CV ne faqen zyrtare te Partise Demokratike https://www.pd.al/wp-content/uploads/2017/05/Helga-Vukaj-CV.pdf). Nese mikesha juaj jua ka vene emrin “gabimisht”, atehere, meqense jeni dhe juriste, mund ta coni ate para ligjit

-Kush ju akuzoi se e keni marre titullin me kete artikull? Dhe ne çvend te botes eshte e detyrueshme qe çdo artikull i publikuar te regjistrohet ne ministri? Kjo tregon se ju jeni nul ne kerkim shkencor dhe ne progresin akademik.

Nuk mjaftoheni me keto fakte? Mos u shqetesoni do kete fakte te tjera per te treguar kush ka integritet akademik, ti apo une? Qytetaret gjykojne”