MENU
klinika

Kundër deklaratës së emergjencës

Muri me Meksikën/ 16 shtete padisin administratën Trump

19.02.2019 - 08:41

Një koalicion i 16 shteteve amerikane të udhëhequr nga Kalifornia po padit administratën e Presidentit Donald Trump, mbi vendimin e tij për të deklaruar një emergjencë për të mbledhur fonde për një mur në kufirin meksikan.

Padia u paraqit në gjykatë për Qarkun e Veriut të Kalifornisë. Dhe ky veprim  vjen disa ditë pasi Trump mori kompetencat e jashtëzakonshme për të anashkaluar Kongresin dhe për të siguruar fonde për projektin, një premtim kryesor i fushatës së tij në 2016.

Demokratët janë zotuar se do ta kundërshtojnë atë “duke përdorur çdo mjet në dispozicion”.

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e çonin Presidentin Trump në gjykatë “për keqpërdorimin e pushtetit presidencial”.

Foto e marrë nga New York Times

“Ne jemi duke e paditur Presidentin Trump për ta ndaluar atë nga financimi i njëanshëm i fondeve të tatimpaguesve të nxjerra ligjërisht nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona”, shtoi ai.

Padia e paraqitur të hënën kërkon një urdhër të përkohshëm që do të ndalonte Trump të vepronte  lidhur me emergjencën, ndërkohë që një betejë ligjorezhvillohet, raportoi Washington Post.

Trump e njoftoi planin pasi Kongresi refuzoi fondet për murin. Sfida e parë ligjore u shfaq të premten. Guvernatori Gavin Newsom i Kalifornisë hodhi poshtë vendimin e presidentit, ndërkohë që avokati demokrat i shtetit të New Yorkut Letitia James premtoi të “luftonte me çdo mjet ligjor në dispozicion”.

Me Kaliforninë në padi u bashkuan edhe Colorado, Connecticut, Delaware, Hawaii, Illinois, Maine, Maryland, Minnesota, Nevada, New Jersey, New Mexico, Nju Jork, Oregon, Virginia dhe Michigan.

Shtetet argumentojnë se urdhri i Presidentit Trump për të paguar fondet për murin do t’i kushtonte atyre miliona dollarë, duke dëmtuar ekonomitë e tyre.

Foto e marrë nga New York Times

Trump e shpalli emergjencën të premten, duke thënë “Gjithkush e di se muret funksionojnë.”

Megjithatë, presidenti tha gjithashtu se ai nuk kishte nevojë të deklaronte emergjencën, por e bëri këtë me shpresën që të merrte fondet për murin më shpejt.

Deklarimi i një emergjence kombëtare do t’i jepte presidentit fuqi që në mënyrë efektive ta lejojnë atë të anashkalojë procesin e zakonshëm politik dhe ai do të ishte në gjendje të devijonte paratë nga buxhetet ekzistuese ushtarake ose fatkeqësitë për të paguar për murin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Demokratët kundërshtojnë presidentin

“Trump po abuzon me pushtetin”