MENU
klinika

NBA

Ndahen dy skuadrat e “All Star Game 2019”

08.02.2019 - 16:46

Janë përcaktuar dy skuadrat e yjeve të basketbollit amerikan NBA që do të performojnë më 15 shkurt, në Charlotte, në atë që quhet “All Star Game”.

Dy kapitenët, LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë në ekipet e tyre në këtë ndeshje të madhe.

Ajo që bie në sy është se LeBron ka thirrur në skuadrën e tij Kevin Durant, James Harden e Anthony Davies. Jo vetëm ata, por ka përzgjedhur disa lojtarë që më 1 korrik do të jenë “free agent”, çka lë të mendosh se po i josh ata për të luajtur me Lakers sezonin tjetër.

Në ekipin e grekut Antetokounmpo ka përfunduar Stephen Curry, Paul George e Blake Griffin, të gjithë yje të NBA-së, që janë dalluar këtë sezon.

Skuadra e LeBron James: Kevin Durant, Kyrie Irving, Kawhi Leonard, James Harden, Anthony Davis, Klay Thompson, Damian Lillard, Russell Westbrook, LaMarcus Aldridge, Karl-Thompson Towns, Bradley Beal dhe Dëyane Wade.

Skuadra e Giannis Antetokounmpo: Stephen Curry, Joel Embiid, Paul George, Kemba Walker, Khris Middleton, Nikola Jokic, Ben Simmons, Blake Griffin, D’Angelo Russell, Nikola Vicevic, Kyle Lowry dhe Dirk Nowitzki.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN