MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 22

Ndalet Tirana, Flamurtari thyen Skënderbeun

17.02.2019 - 19:07

Duhet të ishte largimi përfundimtar i Tiranës nga zona e rrezikut, por bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Luftëtarit.

Një ndeshje gati perfekte e bluzinjve miq, por në fund bardheblutë barazuan në mënyrën e vetme që mund t’ia dilnin: me një goditje nga jashtë zone.

Kobina në shtesë arriti të mposhtë portierin Ruçi, që nuk mundi të reagonte dot, kur në pjesën e parë Luftëtari kishte shënuar me anë të Aleksit, porn ë fund nuk ishte e thënë të dilte me tri pikë.

Fanatics nuk i pranojnë lojtarët, ndërkohë që pati goxha tension në pjesën e dytë. Shishe të shumta të hedhura në fushë. Një pikë për Tiranën, që shkon në kuotën e 25 pikëve.

TIRANA – LUFTËTARI 1-1

Kobina 93′ Aleksi 22′

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja (Maveje 59′), Hasani, Halili (Kobina 46′), Greca (Goxha 81′), Ngo. Trajner: Ardian Mema

 Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo (Açka 67′), Demo, Fili (Neziri 84′), Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Astrit Mahmuti, Laver Alla

Kartonë të verdhë: Hoxhallari 63′ / Hoxha 54′, Ramadani 87′

Ndërsa Flamurtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Skënderbeut, duke i mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 2-0.

Skuadra e Skënderbeut nuk arriti për asnjë moment të dalë në lojën e saj dhe Flamurtari rrezikoi sërish portën. Në minutën e 64’, Ribaj i vjedh kohën portierit Dajsinani dhe arrin të ndëshkojë me kokë.

Krasniqi bën gjithçka mirë në minutën e 83’ dhe ishte shumë pran golit, por Oto Xhon e prek atë top që po i drejtohej rrjetës, kur ishte në pozicion të parregullt. Flamurtari me fat dhe në minutat e fundit, Musta me një supergol siguroi tri pikët për djemtë e Dajës.

FLAMURTARI – SKËNDERBEU   2-0

Ribaj 64′, Musta 90+4′

Flamurtari: Koliçi, Ribaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Liçaj, Rrapaj, Kale, Torasa, Musta, Batha. Trajner: Ilir Daja.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Sambu (Oto Xhon 78′), Pëllumbi, Abazi, Dita, Taipi, Sibo (Toskiç 46′), Muzaka (Gripshi 46′), Pervan, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ani Kociaj, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Batha 13′ / Vangjeli 22’, Taipi 35′, Muzaka 37′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 22

Teuta përmbys Kukësin për 2 minuta