MENU
klinika

Pas një sëmundje

Shuhet aktori i famshëm, 5 herë i nominuar për “Oscar”

08.02.2019 - 17:07

Aktori i famshëm britanik, Albert Finney, i nominuar 5 herë për “Oscar” është ndarë nga jeta sot në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje.

Ai njihet kryesisht për rolet e tij në filmat “Saturday Night and Saturday Morning”, “The Dresser”, “Big Fish”, “Murder at Orient Express”, “Tom Jones” dhe “Erin Brokovich”.

Gjatë karrierës së tij, ai kishte fituar çmime prestigjioze si BAFTA, Golden Globe, Emmy dhe Screen Actors Guild Award.