MENU
klinika

Ndërtimet pa leje

Miratohet fondi, sa është shuma për kompensimin e pronarëve?

13.02.2019 - 14:40

Ndërtimet pa leje në drejtoritë e ALUIZNI-t, në Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë shtesat, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra turistikë dhe Kamëz, Vorë duket se më në fund do të marrin shpërblimet e shumëkërkuara.

Qeveria ka miratuar kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet informale.

Vlera e kompensimit për 43920,53 m2 është 522 842 426,65 lekë.

ndertimet-ne-tirane konica.al

Në vendimin e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se për kompensimin e pronarëve do të përdoren të ardhurat që arkëtohen nga ALUIZNI.

“Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës, Kavajë dhe Shkodër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme”, përcakton më tej vendimi.

Ky i fundit hyn në fuqi menjëherë pas botimit në ‘Fletoren Zyrtare.’/ E.S