Menu

Personalitete boterore

Ndikimi i Niçes te Kamyja dhe nihilizmi

10.02.2019 - 12:35

Niçja, filozofi kryesor i nihilizmit në rrugën e vet filozofike nga Platoni deri te Shopenhauer ngre një konceptologji të re të të logjikuarit kundrejt qenies, natyrës, shoqërisë. Jo më pak ai e kishte vështrimin dhe tek Hegel apo babai i popullit gjerman, siç thuhet ndryshe ”Filozofia fillon dhe përfundon me Kantin”, pra me Kantin. Vetë Niçja ka pasur ndikim të fortë te filozofët e mëvonshëm e sidomos ekzistencialistë. Profesori i arteve pamore Dr. Ilir Ibrahimi sjell një analizë të thellë studimore eksluzivisht për portalin  Konica.al të ndikimit të Kamysë nga Niçe.

Çfarë thotë ai? Ndiqeni më poshtë analizën e tij!

Ndikimi i Niçes te Kamyja dhe nihilizmi

Nëse flitet për nihilizmin dhe mohimin e përgjegjësisë së Zotit, Kamyja e sheh Niçensi profetik. Profetizmi qëndron te çlirimi i botës me asgjësimin e Zotit. Por, nihilizmi këtu nuk ka të bëjë me profetizmin. Absolutizmi i unitetit botëror i krijuar pa mite ngrihet pa njeriun. Nihilistët ua imponojnë dukuritë objekteve dhe vlerave. Nëse Kamyja prek ardhmërinë mbi bazën e nihilizmit, bëhet shumë metodik dhe strategjik. Nëse Niçe ka ëndërruar funksionin e apokalipsit, nuk e ka arritur. E dinte fytyrën neveritëse përfundimtare. Ai mbështetej në rilindjen e fundësisë. Por, a mund të jetohet pa besuar në asgjë? Sipas tij, përgjigjja është pozitive. Kamyja këtu sheh revoltën: “A mund të jetohet i revoltuar?”. Po, dhe duhet zbuluar kufirin në vetvete për të filluar prapë. Këtu nuk e kam fjalën për kujtesën, por për një presion të përhershëm. Nëse të dytë i shtyjmë deri në fund, nëse rilindim në një tokë të shkretë pa asgjë, fillimi sërish do ta miratojëjetën. Absolutizimi i ekzistencës ka të njëjtën rilindje: vuajtjen dhe gëzimin, nëse krijomë një ligj të ri, duhet shkatërruar një të vjetër. Këtu Niçe fillon me vrasjen e Zotit dhe kamuflimin e tij brenda ekzistencës. Edhe Kamyja ngjan me Niçen, sepse, sipas tij, kuptimi jashtë gjendjes së tij është i panjohur.

Çfarë do të thotë kjo? Ai mund të kuptojë vetëm atë që shprehet përmes termave njerëzorë, atë që e prek dhe që i bënë qëndresë. Kjo botë nuk është e arsyeshme dhe ai strehohet në absurdin i cili varet nga njeriu dhe bota. Këtu lidh urrejtjen me qenien. Aventura e tij ndjek rrugën e vet. Bukur e thënë, rrugën e vet, sepse rruga është e parathënë. Këtë e gjejmë brenda tekstit të Kamysë. Ai mban të vërtetë absurdin dhe e shpreh si rregullues të marrëdhënieve me jetën. Përshtatja më e mirë është e sjelljes së tij që ndjek të gjitha rrjedhojat. Ky mendim mund të jetojë në këto shkretëtira vetëm nëse gjen ushqimin e vet. E keqja dhe e mira, lufta dhe paqja, në fund triumfon arti-krijimi. Sfida e bukurisë me pjesën e mbetur të së keqes. Nëse e pyetim Niçense çka vjen pas kësaj, ai do tëpohonte se nuk kundërshtohet ajo që njeriu e di. Nëse ngacmojmë klimën ateiste, këtu menjëherë kuptimi ngjizet mbi vetveten. Në esencë është radikal, aq sa është bota radikale dhe konstruktive me panjohuri. Nihilizmi është qëndrim që zhvesh perceptimin dhe interpretimin e realitetit nga vlerat që njeriu iu imponon objekteve dhe dukurive. Nga kjo na del se objektet dhe dukuritë nuk kanë asnjë vlerë nga vetvetja, përveç atyre që ne u imponojmë. Prirja më radikale e Niçes është vendimi i ateizmit. Bota vazhdon së rrotulluari, nuk ka finale. Zoti nuk ka lidhje me të dhe është i padobishëm, sepse nuk kërkon ta korrigjojë. Kamyja përkrah Niçen në këtë teori, por mohon gjykimin në emër të asgjësë. Nga asgjëja del asgjë. Bota nuk mund të gjykohet, vetëm të rikonstruktohet me art. Krijimi mbi mundësinë e së bukurës. Çdo gjykim tjetër i bërë për të është shpifje jetësore. Bota lartësohet nën ndikimin e artit, në fakt nga vetja lëviz si mrekulli force, por arti mundëson mësimin e mosfillimit, pafundësisë, madhësisë së bronztë që asnjëherë nuk bëhet as më e madhe, as më e vogël, pa harxhime, pa humbje nga rrotullimi i “asgjësë”, siç e quan edhe Niçe duke e përsëritur me art. Vetëm arti mundëson kuptimin dhe iluzionin e përsëritjes. Kamyja këtë ndikim e mori nga Niçe, duke mos ngritur asnjë fjalë më tej. Nëse pajtohemi me kthimin e njëjtë, apo të ndryshëm brenda kornizës, luan lojën aktivizimi i hyjnores.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Nëse mohojmë Zotin, atëherë qëllimi është i zëvendësimit të tij. Bota nuk përmirësohet nga prodhimi i zotave. Vetë bota prodhon Zotin dhe e mohon. Bota është e tejmbushur me zota. Njeriun nuk tejkalon zotësinë e tij. Nëse jemi dakord me përsëritjen e botës, atëherë rikrijimi i botës dhe i vetes nuk ndalet. Këtë Niçe e quan krijim-arti. Në një kuptim më të gjerë, artist i madh. Niçe shfrytëzon nihilizmin me përftimin e moralit, e kundërta e artit. Sjellja morale, e rekomanduar nga mistikët, në vetvete është dekadente, kundërshton forcën e vetvetes, mishit, gjakut duke e ironizuar njeriun pasqyrues të vetvetes. Këtu Kamyja ngjan me Niçen duke e cilësuar këtë si dënuese të universit mbi pasionet e klithmave në emër të një bote të harmonishme, krejtësisht imagjinare. Nëse është imagjinare, atëherë besohet, por nihilzmi shpreh pamundësinë e besimit, krijon dëshirën e të bërit, e të jetuarit dhe dëshirën e të ofruarit. Njeriu mbetet vetëm shërbëtor i fatit dhe vrojtues i pasqyrës së tij. Kamyja këtë e cilëson si dobësi të çdo idealizmi.

Flasim për nihilizmin dhe revoltën. Revolta në sytë e Kamysë te Niçe zhvishet me thënien “Zoti ka vdekur”, diçka si fakt i kryer. Më shumë mund të besohet në këtë “Niçe ka vdekur”. Tashmë fillohet me Zotin. Ai e çnderon këtë botë të përshtatshme për sprovimin e zotave, duke mos bërë projektin e vdekjes, por rigjetjes së fatkeqësisë. Vetëkënaqësia e Niçes me këtë thënie shpie në apokalips, por lindja e këtij besimi në vete lind nga madhështia ideale për forcën e mohimit. Në anën tjetër, Van Gogu mendon se në këtë botë nuk duhet gjykuar Zoti. Ai këtë e thotë nga pakënaqësia e të qenit në këtë botë. Simfonia e protestës ngrihet mbi revoltën. Në pikturë ai heq dorë nga zoti, por vuajtja e të qenit njeri me raportin Zot është një fuqi më e madhe krijuese. Jeta e tij kontradiktore nuk jep shpjegime. Gabojmë nëse mendojmë se kjo sasi përvojash varet nga rrethanat e jetës. Kjo varet vetëm nga ne. Atëherë, botën duhet pranuar me bashkëveprim duke ndierë të mirën dhe të keqen. Kur diçka refuzojmë,ngremë fatkeqësinë e arritshme. Nëse pretendojmë mbretërinë qiellore, arritjet janë në botën tonë të brendshme. Kjo nuk arrihet me vepra, siç e cilëson Niçekrishtin, ngaqë feja mbështetet tek e brendshmja në formë të drejtpërdrejtë, pa të jashtmen. E jashtmja mund ta durojë vetëm vetveten dhe nuk duhet të jetojë një lidhje mes këtyre të dyjave. Nëse mohojmë çdo gjë qiellore, atëherë përgjegjësia është më e madhe ndaj jetës. Ne dhe vetëm ne duhet tëkrijojmë rend dhe ligj. Në anën tjetër, nëse kërkohet t’u përshtatemi qëllimeve dhe tregimeve të shkruara më parë, nënkupton përçmimin e vetes, mëkatin më të madh ndaj trupit dhe shpirtit. Vendimtarja mbetet gjithnjë te shpirti, i cili lë hapësirë për të besuar në të panjohurën. Ndoshta këtu është ajo lidhja më idiote që u propagandua në librat e shenjtë dhe pikturat mesjetare. Vetë fryma fetare përkrah nihilizmin, gjersa jetës ia imponon një kuptim imagjinar, pengon zbulimin e kuptimit të vërtetë jetësor.Nëse njeriu tashmë ka mbetur pa zot, ku mund të ndihet si në shtëpinë e tij? Madhështia e shpirtit qëndron në çlirimin e vërtetë duke pranuar detyra të reja. Qilimi nuk është liria e shpirtit, por madhështia dhe nëse liria e shpirtit nuk është përjetësia, mungesa e tij sjell edhe më pak liri. Atëherë, sipas Kamysë, nëse asgjë nuk është e vërtetë, nëse bota është pa rregulla, asgjë nuk është e ndaluar. Por, për ta ndaluar një veprim duhet një vlerë dhe një qëllim. Edhe nëtë kundërtën, çdo gjë është e ndaluar, prapë kërkohet vlera dhe qëllimi. Një mendim edhe më i thellë: “Nëse asgjë nuk është e vërtetë, gjithçka është e lejuar”. Të mohohet dhe të lejohet, prapë mohohet për t’u lejuar ose ndaluar. Vështirë është ta përcaktojmë të vërtetën dhe të pavërtetën. Kur arrihet në këtë shkallë, çdo gjë ndalet, liria izolohet me vullnetin e saj. Sipas Niçes,e vërteta është toka dhe hyjnorja dhe të dyja aterojnë mbi të vërtetën. Hyjnorja mohohet që të kthehet prapë tek ajo. Ai e përfundon këtë vullnet për pushtet si art, por bota konsiderohet si vepër arti që gjeneron vetveten. Nëse është vullneti për pushtet, atëherë njeriu nuk fiton siguri, por besim në sigurinë. Kamyja e sheh Niçentë luhatur në ekstremitet, duke nënshkruar emrin e Dionisit në letrat e çmendura. Në një farë kuptimi Kamyja e sheh revoltën e Niçes që shpie në lartësimin e së keqes. E keqja pranohet si zëvendësuese e së mirës, por jo si revansh ndaj së mirës. Kamyja këtu nuk mund ta tejkalojëNiçen dhe tejkalimin e së keqes e quan si ilaç, gjetje të reja kundër faktit dhe dhimbjes. Dhimbja mbetet si instrument gëzimi për eliminim. Te Niçe ka edhe më shumë, si për shembull shpikja e artistëve tiranë, të cilëtpër masën e papjekur tiranët janë më të natyrshëm. Nihilizmi mbështetet në ndërgjegjen më të lartë dhe më të mprehtë të Niçes. Por, nëse njeriu nuk gjen shpërblim nga Zoti, Kamyja e sheh se duhet ta kërkojë në tokë. Nëse kjo pranohet, bota nuk ka drejtim të caktuar dhe kështu kalojmë në tejkalim dhe lartësim. Por, nëse dështojmë në zotërimin e tokës, kjo është më se e sigurt, ne i bindemi. Atëherë rezultati është bashkëveprimi e jo pushteti, se nëse vullneti ngrihet mbi pushtet,logjika e brendshme e nihilizmit dështon me rezultat ndaj pushtetit.

Niçe, dëmi, dobia historike, epshi dhe arti

  Filloj të mendoj për veten, për atë që fshihet pas mendimeveqë nuk mund t’i kap të gjitha, të shteroj supozimet dhe kështu vazhdoj të shpresoj për një arritje që është e ngulitur thellë tek unë. Mjafton të mendoj, pastaj të vazhdoj, ndërsa ku shkoj, nuk ka shumë rëndësi. Kjo është nisma nga vetja. Por, kjo sikur ka kuptim në të ekzistuarit te supozimi, realja sikur klith ndryshe, në ndodhinë, në momentin, aty rreket rëndësia. Mjafton që unë të shkul veshët, të mjel mendjen, të ndrydh trupin, ta zhvilloj ecjen, shpeshherë edhe vrapimin, duke kalamendur kohën, të cilën, sikur të mundja, do ta vrisja me duart e mia. E përse më mban peng të hapave, të jetës, të gjurmëve, të një gradacioni ritmik jetësor, të cilit nuk i përkas fare, por aksidentalisht frymoj. Edhe pse nuk dua, vërtet nuk dua, mirëpo çfarë të bëj kur më duhet të vazhdoj kështu, me këtë bindje, këtë arrogancë të kohës, të jetës së poshtër që më zgjodhi. Andaj butësisht duhet udhëtuar me kohën.

Sikur të mos isha, sikur të mos mendojandonjëherë, a do të flas, a do të mendojnë prindërit për mua, a do tëjem i përshtatur në këtë shoqëri, apo do të jem i huaj. Ndoshta më mirë ështëkështu, sepse jam, shoh ngjyrat, nuhas aromat, dëgjoj fjalitë, ndiej epshet… Nuk e di përse jetoj. Vetëm radhit momentet, të cilat radhiten edhe pa mendimin tim. Le të radhiten! Them kështu, sepse nuk kam zgjidhje, jo vetëm unë, por askush, ngaqë nuk ateruam nga asnjë lartësi pangjyrëshe, abstrakte, nuk na takon ta mohojmë, të pështyjmë mbi këtë univers mbi të cilin urinojmë, për t’u mbushur sërish. Një gjë vërtet më rri në mendje, sepse mendja pak kupton nga kjo; seksi, diçka e lartë, në distancë më mendjen, botë në vete, tringëllimë e kokës, humbje në një gjithësi pa çelës, vetëm nënshtrim, shkrirje mendore, dorëzim pa hile, por kështu është, dhe bota, njeriu, kafsha….. dergjet për të. Kënaqësi e shkurtër, por e vlefshme, sikur tek masturbimi, pa të cilin nuk mund të vazhdojmë as ne, as femrat. Kafshët e kanë me kohën dhe është më mirë për to, por ne nuk mund ta kuptojmë kur nuk jemi nën lëkurën e tyre. E tërëkjo nxehtësi vjen nga trupi im, nga epshi. Sikur të rishtoja këto vargje pa mend, pa duar, direkt me epsh, mesiguri se ndryshe do të kishin kuptim dhe ky kuptim do të ishte më i thellë. Epshi, dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në argumentin shkencor procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxit hormonet të shpërthejnë. Njeriu gjatë pushtimit të epshit kërkon partneren që të arrijë egoizmin e kënaqësisë. Epshi pa dyshim që është egoist.

Kjo jetë i nënshtrohet kësaj kënaqësie të pakuptimtë, sepse nuk ka formë të të shpjeguarit, por veç të humbjes momentale. A nuk është absurde kjo gjë. I shtyjmë momentet, fërkojmë organin gjenital mashkullor në atë femëror për ta arritur orgazmën. Për diçka të shkurtër djersitemi, lidhemi dhe tërë trupi kulmon vetëm të arrijmë këtë kënaqësi. Po sikur të zgjasë kjo në përjetësi? Mesiguri se vdekja ndan këtë lumturi epshore, seksuale të fërkimit. Të gjithë e duan, zgjohen në mëngjes, punojnë qënë mbrëmje ta kenë shtratin romantik, të skuqur nga nxehtësia. Në fund çfarë? Ftohemi prapëpër t’u nxehur në ekstazë, por do tëkërkoj ta vazhdoj. Nuk mundem se koha është ajo që më detyron të frymoj me të, të ndjek ritmin e zemrës të çdo sekonde që shënon vazhdimin. Ndoshta edhe para miliarda vjetësh ka shënuar të njëjtin vazhdim për të më rrjepur mua. E çka tash? Prapë kjo: zgjim, punë, shtrat, seks, fjetje dhe prapë e njëjta. Absurde… Të vazhdoj çdo ditë kështu dhe më e keqja të jem mirënjohës përse jam dhe kam mundësi të vazhdoj?! Jo. Nuk dua. E kot që e them, sepse vazhdon pa dijen time. Kjo mund të ndalojë vetëm nëse bëj vetëvrasje dhe për këtë duhet pasur guxim. Nuk po flas për çfarëdo guximi, jo guxim të të shkruarit si Albert Kamyja, që shkroi shumë për këtë çështje dhe nuk e realizoi nga dora e tij. Por, vetë jeta mori jetën e tij. Duhet vulosur vetë mbi jetën dhe seksin, edhe pse në këtë botë kulmojmë me seks dhe çdo gjë arrin këtë kulm kur afrohemi mbi këtë ndjenjë. Të pasurit kënaqësi, qoftë epshore, qoftë prindërore, prapë asgjë. Njeriu i fortë vulos vetëveten e tij, edhe pse duhet tejkaluar një moshë nga e cila asgjë nuk mund të vulosësh, siçështëfëmijëria. Mosha ku arti triumfon, derisa njeriu gradualisht shkëputet nga arti dhe kërkon përgjigje duke vazhduar me seksin. Nuk dua të flas për shumim, sepse shumimi përdori këtë kënaqësi për të ekzistuar dhe për tëvazhduar. Idiote , vulgare. A nuk jemi instrumente talljeje, shfrytëzimi i gjithë kësaj. Jemi dhe duhet vazhduar mbi tërë këtë mllef jetësor. Nuk dua të flas për politikë, histori, letërsi, art, natyrë. Të gjitha i përkasin këtij universi dhe më së shumti njeriut, i cili përpiqet t’i kuptojë të gjitha, madje më së paku veten. Në seks dorëzohemi dhe duhet të dorëzohemi se në momentin e arritjes më së paku i përket mendjes, derisa tërë trupi funksionon. Lojë e kotë e të shpresuarit në një përjetësi ekstaze derisa vdekja si hije murmurit vrullshëm mbi ne.

Por, kujt i kërcet për vdekjen, kur seksi kulmon, ndihet perandor, pushtues i afshit. Çfarë humbjeje e vetes?! Megjithatë, kjo është humbja më e kënaqshme në jetë. Bota, njeriu, kafsha, shpezët, natyrajetojnë për këtë kënaqësi, e cila i shtyn më tutje dhe shpesh radhitet si më e rëndësishmja. Është nga kënaqësitë e mëdha, por e shkurtër që arrin t’i bëjë për vete të gjitha. Këtë nuk duhet analizuar, por vetëm praktikuar,sepse koha dhe jeta e do dhe njeriu kërkon të vazhdojë në përjetësi. Kjo kënaqësi e mistershme qënuk mund të përshkruhet me fjali. Kthehemi tek kafshët, tek instinkti, sepse kështu jemi ne me ndërgjegje, por pa ndërgjegje për t’u shumuar dhe kënaqur. Kjo kënaqësi, relaksim i vazhdimit, pa ditur përse vazhdojmë, mjafton të arrihet. Asgjë më shumë. Vërtet idiote çdo nismë…

Nëse i hedhim një sy kopesë që kullot, ajo mesiguri nuk do të dinte kuptimin e fjalëve dje dhe sot. Po ç’rëndësi ka ta shënosh të djeshmen dhe ta argumentosh të sotmen? Kjo mbetet histori. Njeriu krenohet me këtë. Kafsha vrapon, përtyp barin, pushon, prapë e ripërtyp ushqimin dhe kështu nga mëngjesi deri në darkë. Nuk e njeh melankolinë e as mbingopjen. Niçe si vetë njeriu vëren këtë pamje të lodhshme, por me krenari, ngaqë është njeri dhe me xhelozi vrojton lumturinë e vet, sepse dëshiron vetëm një gjë: Të bëjë jetë të pangopur duke kërkuar absoluten, të mos ndiejë dhembje për këto që nuk i arrin, ngaqë i dëshiron jo ashtu si kafsha. Niçe merr shembullin e njeriut që pyet kafshën: “Pse nuk më thua asgjë për lumturinë tënde, por vetëm më shikon?”. Kafsha, po të mundte, do t’i përgjigjej, por çasti i harresës për atë që tenton ta thotë, mjegullohet për çdo çast me shpejtësi. Shikimi është i zbraztë. Heshtja e saj çudit njeriun. Njeriu duhet më shumë të çuditet për atë që s’mund ta harrojë dhe gjithmonë është i mbërthyer pas të shkuarës. Nëse tenton t’i ikë zinxhirit, ai edhe më shumë vrapon pas tij. Këtë e ka të qartë Niçe. Por, çasti i përshpejtuar i asgjësë shpërfaqet shpejt dhe zhduket shpejt. Prapë kufizohet nën kthetrat e zinxhirit. Koha krijon lëmshin dhe ndan disa fletë të veçanta. Veçantia e tyre përpiqet të jetë më shumë nga vetvetja pa ngjashmëri. E veçanta fluturon, kthehet prapë dhe njeriu mban mend. Duhet t’ia ketë zili kafshës që harron në çast dhe çdo çast i së vërtetës vdes në mjegull, zhduket përgjithmonë. Interesin se kafsha është e huaj në këtë botë, më së miri e ndien ajo vetë. Bën jetë pa pasur fare lidhje me historinë. Niçe kësaj force të vërtetë i shton pak ngjyrë edhe nga vetja e tij. Ai lakmon të mos njohë historinë, por nuk mund të ikë prej saj. “Ajo tretet në të tashmen si një numër i plotë duke mos lënë për veten e saj asnjë lloj thyese”, thotë ky filozof. Dukshëm vërejmë se kafsha nuk di të shtiret. Ajo është plotësisht ajo që është. Vërejmë se Niçe nderin e ngre më shumë te kafsha se te njeriu. Njeriu kundërshton peshën kolosale të së shkuarës, sepse, ose e ngre,ose e përkul, apo e vë mënjanë, vështirëson mendimet dhe lëvizjet, bëhet si barrë e rëndë, fantazmë dhe njeriu është i gatshëm ta mohojë. Duhet ta mohojë. Ai ndien emocion për këtë parajsë të humbur. Kjo bëhet tërheqëse sikurse antika greke. Njeriu duhet të lozë në mes të sëshkuarës dhe të sëardhmes, sikurse fëmija. Nëse vrapon pas njërës, ai përpiqet të ngjajë me të. Nëse jeton i distancuar, ndien paditurinë, por lartëson krenarinë dhe sinqeritetin.

Një ditë aftësisë njerëzore i hiqet forca e harresës dhe fillon të kuptojë fjalët e historisë, që çojnë në fatalitet, luftë, vuajtje, mbingopje. Ekzistenca njerëzore është e pafund, ndërsa vdekja sjell me vete harresën. “Ajo grabit njëkohësisht me jetën e njeriut edhe të tashmen e tij “, me këtë i vë vulën e saj të vërtetë. Ekzistenca jonë nuk është një ikje në të shkuarën, por mohim i pandërprerë i saj në harmoni me veten. Zgjatjen e lumturisë për një interval të shkurtër kohor Niçe e ndien vetëm në johistori. Shpjegimi i qartë për të do të mungojë. Ai e ndien atë në vazhdimësi si për herë të parë, sepse, nëse shpjegon ndjesinë, i referohet së shkuarës. Lumturia e vazhdueshme, qoftë fare e vogël, është më e madhe se e madhja episodike. Të vazhdojëe të mos e kujtojë. Vetëm të mbesë i hutuar pas saj. Këtë forcë e kërkon Niçe. Ai e çon më lart mendimin kur thotë: “Një njeri i cili të jetë i privuar nga aftësia për të harruar.” Ky njeri do ta humbiste besimin në ekzistencën e vet. Lehtësimi për të vazhduar më shumë i servilizohet kohës universale sesa asaj individuale dhe në këtë rast ky njeri do të humbiste në humnerë. Gjesti, veprimi ndien arsyen për harresë dhe njeriu, sipas këtij filozofi, që ka dëshirë të përjetojëçdo gjë vetëm historikisht, do t’i ngjajë atij që është i detyruar të mos flejë, apo kafshës që përjeton vetëm përtypje pas përtypjeje. A është e mundur të rrosh pa kujtime? Natyrisht se po. Kjo vërtetohet nga kafshët.

Nëse rrojmë nga forca e kujtimit dhe kthjellojmë imazhin, ndiejmë pjesëmarrje jo të re në të. Atëherë mesiguri se imazhi absolut i jetuar dikur rikthehet në qenien jo të njëjtë. E kaluara ose vdes përnjëherësh,ose gjithnjë ekziston. Është lumturi të jetosh pa kujtime. “Është krejt e pamundur dhe jashtë logjikës të rrosh pa harresën”. Kjo shkallë e pagjumësisë krijon ripërtypje të vazhdueshme, sjell me vete dëm, në fund çon edhe te vdekja e saj. Forca e njeriut është tejet e madhe; arrin ta thitë të kaluarën, ta jetojë të tashmen, të pretendojë për të ardhmen. Në shumë raste zëvendëson edhe të humburën. Çfarë ndodh me njerëzit të cilët bëmat më të këqija të tyre i prekin pak pa qarë kokën për to? Menjëherë pas tyre arrijnë mirëqenien relative. Këtë mundësi nuk e pohon Niçe se njeriut koha ia mundëson një lidhje të ngushtë me ekzistencën. Qëllimi për tejkalimin e së keqes jeton nën mundësinë e ndryshimit nga çasti në çast, duke kthjellë forcën e harresës dhe natyrisht ndërgjegjja nuk qan kokën për këtë. Niçe tenton ta ndajë ndërgjegjen në ndërgjegjeindividuale. Servilizimi i ndërgjegjes së drejtë mbështillet nën rrënjët e kohës dhe çdo ndërgjegjeështë e njëjtë me ndërgjegjen tjetër. Nuk mund t’i ndajmë. Ky filozof e ndërgjegjëson veten me njeriun e fortë të pafre. Ndjenja e tij historike nuk njeh kufi. Nuk është shkatërrues, por i ndërgjegjshëm ndaj qenies njerëzore për të cilën sadopak ka respekt, ndonëse në shumë raste e mohon. Dashuria lind nga armiqësimi me vetveten.

Nëse anashkalohet e kaluara, njeriu nuk mund të ndihet i njëtrajtshëm ndaj saj. E tërheq drejt vetes e përvetëson dhe e shkrin në gjakun e vet. Niçe e ndien të gjallë brenda mundësive shteruese kufizimin brenda një horizonti të caktuar, të shëndoshë, të fortë, pjellor. Forca e tij lakmon përtej kësaj vije. Por, në rast se kjo ekzistencë nuk ka aftësi të kufizojëveten brenda horizontit, njëkohësisht ngre nervin egoist, të cilin Niçe e shumëfishon nga vetja, e riprodhon. Duke vëzhguar kufirin tjetër, ajo ekzistencë mbetet e dobësuar, shkon drejt vdekjes. Nuk do ta quaja të parakohshme, sepse brenda kohës së caktuar ajo shfuqizohet dhe koha mjafton për ta shkatërruar në masë të njëjtë të kapacitetit lakmues me atë që ecën ngadalë brenda ritmit normal. Historikja dhe johistorikja janë të domosdoshme për njeriun. Këtu Niçe barazohet me vetveten, kohën dhe kufirin. Ai tenton të qëndrojë sa më shumë te johistorikja, por jeta e tërheq pas vetes. Kufizimin e kupton duke e arsyetuar në dijenitë historike dhe ndjenjat që bartin me vete gjithnjë kufizimin. Ky njeri ndoshta i vetëkënaqur, por i pakënaqur me linjat e horizontit që për asnjëherë nuk çlirohet nga rrjeta e dendur e drejtësisë, rrëzohet për toke pranë forcës konkurruese kohë. E pranon vetëshkatërrimin dhe e di sa i dobët është pranë stuhive nëse kërkon lartësimin e tij. Ai vëren kafshët pa ndjenja historike, të mbyllura brenda horizonteve historike, të vetëkënaqura me lumturinë, ose ato nuk e njohin lumturinë e as shtirjen për lumturi. Pasi johistorikja që mbështjell njeriun me tendencë përtej kufijve në të cilin jeton, ajo krijohet, shtrihet me aq sa ka forcë, zhduket sërish. Gjithçka fillon dhe zhduket. Këtë e di mirë Niçe. Ndoshta për këtë hiç ai ndien dhimbje, ndonëse kupton veten si piun, i cili largohet nga turma, por që nuk mundet pa të. Vetë turma e bën të madh. Por, poshtërimi ndaj saj tregon edhe dashurinë e thellë që ndien. Nostalgjinë për t’u kthyer që nuk e dëshiron. Elementi i asgjësimit është johistorik dhe njeriu mund ta çojëderi në kufijtë e mundur. Prapë ai kthehet në mbretëritë e tokës. Prirja e tij e brendshme për mbretërinë qiellore jep lumturinë e menjëhershme. Prapë Niçe e di. Por, kërkesat për të pamundshmen këtë filozof e kthejnë në vetmi. Një rreze e qartë depërton brenda çastit që shkëputet nga historia. Lumturia shpërfaqet vetvetiu nga çasti në çast. “Për hir të aftësisë për të shfrytëzuar të shkuarën për jetën duke e kthyer të shkuarën në histori, njeriu prapë pushon së qenit njeri”, vazhdon Niçe. Atëherë, si fillon njeriu ekzistencën njerëzore? Mbështjellja johistorike nuk do ta fillonte dhe nuk guxon të fillojëekzistencën njerëzore, sepse vetëtretet brenda kufirit të së shkuarës, të cilën e bart në momentin dhe ecën drejt së ardhmes, pa harruar. Niçe e mësonte veten të qëndronte mbi historiken, dhe e dinte se të zbresësh poshtë është rrezik i madh. Për këtë ai mendonte se shpirti i tij gjente çlirimin e vërtetë duke u furnizuar më detyra të reja. E ku t’i gjejmë këto detyra të reja pa hyrë në zonën e johistorikes? Shembulli që ky filozof përdorme një njëri të cilin e ka mbërthyer një pasion i fortë për një grua apo ndonjë ide të madhe. “O, si ndryshon për të bota e tij”. Kthimi prapa identifikon verbërinë e tij, çdo gjë që ishte, është e pakuptimtë. Lumturia, tingujt rrëqethës që tashmë përjeton ky njeri, nxjerrin afërsinë me ndjenjat të cilat për çdo çast janë më të reja se që qenë më herët. Ndryshueshmëria brenda çdo çasti lidh direkt ndjenjat me shpejtësi për të vazhduar pa hezitim dhe çdo gjë prapë na çon te vetja e tij. Njeriu bëhet mosmirënjohjes ndaj vetes nëse nuk kërcen nga rrethi dhe bredh në të tanishmen me forcën e së shkuarës. Në gjendje johistorike, piktori nuk do ta bëjë pikturën e tij. Përkundrazi, piktori kap të vërtetën e ndryshueshme, ripërtëritjen, qëllimin dhe arsyen brenda shpejtësisë së pavetëdijes që po lënë pas. E drejta është vetëm ajo çfarë përfundohet në këtë minutë, kurse e padrejta mbetet mbrapa. Niçe si çdo veprimtar bëmën e tij e do në një shkallë më superiore sesa ajo që meriton. E tanishmja heshturazi tek ai mbështillet me historiken edhe pse ai nuk e dëshiron këtë. Tendenca e dritës së shpejtë pa valixhen historike mund të depërtojë. Mirëpo, kjo mbetet mbi kufijtë e së vërtetës. Ky filozof kërkonte drejtimin e ardhmërisë njerëzore. Tentonte t’i kryente të mirat në praninë e dashurisë johistorike edhe pse ato nuk e meritojnë sado që të jetë vlera e tyre. Ai ndal rrotën e botës dhe i thotë po njeriut që është. Ajo prapë i ikën, sepse evulon. Duhet ta miratojëevoluimin. Menjëherë rifillon historia e në histori ai kërkon lirinë, pastaj lumturinë. Nëse historisëi themi po, ajo kërkon të depërtojmë në atmosferën e saj historike dhe të përshkohemi nga fryma e saj. Krijesa e ditur në këtë lëmsh tejkalon historinë dhe qëndron mbihistorinë. A është rezultat i mundshëm? Niburi përgjigjet me po. Ngaqë historia në themel është e dobishme. Ajo mori formë nga syri i rastësisë dhe historianët, jo vetëm që i shohin këto vetë, por i detyrojnë t’i shikojnë edhe të tjerët. Insistimi ndodh, sepse vetëdija e tyre e shtrirë në këtë fushë është jashtëzakonisht e madhe.

Po t’i pyesnim të gjithë ata që jetuan se a do t’i jetonin prapë ato vjet, përgjigjja me siguri do të ishte “jo”. Arsyet janë të ndryshme. Niçe niset nga vetja se a do ta korrigjojë jetënapo të qëndrojë në lartësitë ku asnjë njeri nuk mund të shkojë. Ndienmall për korrigjim dhe ka shumë arsye për këtë. Secilinga ne kemi plot arsye për të korrigjuar të kaluarën, ndërsa duhet ta jetojmë të tashmen. Ajo që kemi jetuar na duket monotone. Kurrë nuk mund ta korrigjojmë padrejtësinë që i është bërë Niçes e as Van Gogut, as Modiljanit dhe as Pol Sezanit. Tentimi për mbinjerëzoren na shpie në nënnjerëzoren. Arritja e një lumturie më të mirë krahas asaj që ishte mund të jetë një përgjigje e këtyre njerëzve. Ata që gjejnë referencë në të shkuarën, janë historikë, sepse gëzojnë prirje për të ardhmen. Kurse para të shkuarës dhe të ardhmes është momenti më i rëndësishëm. “Dobëson vendosmërinë e tyre për të vazhduar luftën për jetën”, kritikon Niçe shpresën që do të vijë dikur, kinse lumturia fshihet mbas atij mali, tek i cili po udhëtojnë. E kaluara përpiqet të mësohet historikisht dhe gabimi më i madh ështëkur kuptimi i ekzistencës përpiqet të vishet gjatë procesit të saj, andaj sytë hidhen menjëherë prapa. Duan të marrin njohuri. E tashmja arrin të jetë më me kuptim krahas të kaluarës. Për Niçen janë e njëjta gjë. Në fakt këtu ai fsheh kuptimin e asgjësë, sepse nga e tashmja fundoset e shkuara dhe e ardhmjadrejt tëpanjohurës. Pas vetes përsëri lë të panjohurën. Të gjitha forcat arrijnë t’i japin rëndësi prapë të tashmes me mobilitet të së shkuarës dhe me frikë drejt të ardhmes. “Pikërisht diçka e barabartë, pavarësisht nga larmia e ndryshimi, përfaqësojnë në vete , një figurë statike të një vlere të pandryshueshme dhe përjetësisht me të njëjtën rëndësi e kuptim”. Fjala është për absoluten. Ky filozof, përveç që e dërgon në hiç, e arsyeton me pandryshueshmërinë. Brenda vetes e merr nga vetja forcën e ndryshueshme. Sipas Niçes, mbihistoriani në vetëdijen e tij vendos kuptimin fillestar të hieroglifeve të ndryshme historike, mirëpo ai duhet të dijë se përroi i shkrimeve s’ka të sosur, nga lashtësia e deri më tani. Ai tejngopjet, kapërcen në neveri. Ai mohon historinë. Në fakt, zhytet i tëri pas saj, e tejkalon dhe del i përhumbur nga ajo çfarë mori me vete. Prapë është historian. Nëse harresa për të shkuarën do ta godasë pa e kërkuar zanafillën, e tanishmja do të fillonte histori për të. Në esencë është instinkt i njëjtë, qoftë historik apo johistorik. E njëjta është, sepse jeton brenda kufirit. As vetëNiçe nuk mund ta mohojë të kaluarën, por e baltos atë. Të mos mendosh për të është të mos e rikrijosh dhe, të mos e rikrijosh, ti duhet të harrosh nga çasti në çast. Kështu arrin lumturinë.

Zemërimi i Niçes tejkalon çdo zemërim normal. Ky zemërim kishte për qëllim të mos ngelemi në vend, por të ecim përpara. Lartësimi ia kthen shpinën botës. Ky kapërcim e ndërgjegjëson njeriun dhe ajo çfarë mbetet pas tij është si objekt talljeje. Ai kërkonte drejtimin e ardhmërisë njerëzore. Këtë luftë ai e cilësonte në emër të parimeve filozofike. Një nga rezultatet ishte pushteti. Por, më parë ishte ikja nga burgu i Zotit dhe krijimi me duart e tij i një historie burgosjeje dhe e arsyes. Ai i tradhtonte grekët e lashtë dhe mësimet e Jezuit, të cilat i zëvendësoi menjëherë me fjalën “përtej”. Mendonte në formë strategjike. E dinte se historia bën llogarinë finale me jetën, sepse është e shkruar deri këtu,ku jemi tashmë. Historia është në shërbim të jetës dhe nuk ka forcë të shkëputet nga pushteti historik. Bëhet pushtet i pastër historik, andaj tentimi për shkencë të pastër dështon, ngaqë është në pozita varësie. Pse jeta ka nevojëpër historinë? “Teprica e historisë i bën dëm jetës”. Jeta shkatërrohet, pas saj edhe historia. Për poetin e madh koha momentale është e dobët, sepse në jetën që e rrethon nuk takon modele që i duhen. Njerëzit veprimtarinë e shëtitin në të kaluarën, enden nëpër ngjarjet historike, pothuajse ndodhen midis thesareve të një galerie pikturash. Hedhin sytë mbrapa që ta ndërpresin vrapin drejt qëllimit që ia kanë vënë vetes. Ky njeri duhet ta mbledhë veten të marrë frymë. Kur ngre kokën nga e shkuara, vetvetiu nga çasti shpon të ardhmen si nëpër mjegull për të cilën nuk është i sigurt. Momentalja si pasojë e historisë për historinë nuk duhet as të ekzistojë. Mjegulla e rëndë tokësore ngre shumë pengesa dhe kalon nëpër kokat e njerëzve. Disa i harrojnë, disa thellë meditojnë. Edhe kafshët i prek paksa, por prapë me çdo kusht duan të jetojnë. Jeta është e mrekullueshme për atë që nuk merret me të. Nuk dëgjojnë matjen e momenteve, disi distancojnë mendimin me ritmin e njëjtë të kohës që ecën pa ndryshuar që nga momenti i të krijuarit. Niçe e dinte këtë dhe nuk qante kokën për vdekjen. E priste me një buzëqeshje ironike, sepse e dinte se bashkë me të varrosej ambicia dhe instinkti shtazarak e që nuk donte t’ia jepte harresat. Këtë gjë e vulosi vetë koha. Në kohën e tij kjo ishte vulosur me përbuzje.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN