MENU
klinika

Formula 1

Ndryshon McLaren, këtë vit më ambicioz

14.02.2019 - 18:33

Paraditen e sotme u prezantua Force India, ndërsa sonte në mbrëmje ishte radha e McLaren, duke shkuar në 8 numri i skuderive që kanë prezatuar makinat e tyre për Botërorin e këtij viti në Formula 1.

McLaren ka ndryshuar tërësisht krahasuar me sezonin e kaluar, duke nisur nga pilotët dhe deri te motori që do të përdorë në garë.

Makina e re McLaren quhet Mcl34 dhe do të përdorë motorin Renault E-Tech 19, me të cilin synon të rikthehet te podiumi, pas 4 sezonesh zhgënjyese me motorin Honda.

Pas katër sezonesh zhgënjyese është larguar edhe piloti Fernando Alonso. Ndaj, makina e re do të pilotohet nga spanjolli Carlos Sainz dhe britaniku Lando Norris.

Nuk ka shumë ndryshime pamje e jashtë e makinës britanike, që do të vazhdojë të jetë ngjyrë pjepri, por pjesa e pasme është kthyer tërësisht në blu.

Mjaft ndryshime aerodinamike, sidomos në pjesën e përparme, që synojnë ta kthejnë McLaren në një makinë të shpejtë në pistë.