MENU
klinika

Prandaj u bashkuan me Car Llazarin!

Në betejën 1389-ës në Fushë-Kosovë, Arbërit ishin Orthodoksë!

01.02.2019 - 18:43

Foto është për një Arbër orthodoks dhe jo katolik. Në betejën e vitit 1389 Arbërit ishin Orthodoksë prandaj u bashkuan me Car Llazarin.

Pra e ke gabim i nderuar sh.Enver, Kishat Orthodokse shqiptare u shëndruan në kisha orthodokse serbe. Kisha Katolike nuk ka pasur në Kosovë përveçse ndonjë tek tuk.

Arsyeja e thjeshtë që ishin kisha orthodokse arbërore (jo shqiptare) është se shumica dërrmuese e popullsisë së Kosovës ishte Orthodokse dhe këtë e vërteton prania e ushtrisë së Gjergj Kastriotit, i cili ishte Epirot-arbër nga familje orthodokse.

Së dyti shkaku që Angjelina Arianiti (Komneni) u bë edhe Shenjtore e Serbisë dhe ditën e emrit të saj e ka në 13 gusht, ishte se një pjesë e madhe e popullit arbër orthodoks i cili nuk emigroi jashtë shtetit pas vdekejs së Gjergj Kastriotit- la Etnine per Religjionin për shkak që të ruante pronat dhe Fene.

Kështu linden arbërit e sllavizuar që flisnin serbisht në Serbi dhe në Mal të Zi. Kurse Arbërit që ishin në Maqedoni iu kthyen kishave orthodokse bullgare duke u bërë arbër-maqedonas. Ky është shkaku që maqedonasit thonë se nuk jemi bullgarë!

Argumenti tjetër është se Sulltan Sulejmani dhe Sulltani i vitit 1600 shpalli një dekret që ruante popullsinë e krishterë, pronat dhe kishat nëse paguanin haraç dhe nëse lejoheshin që ushtria osmane të kalonte në ato toka.

Katolicizmi në Kosovë lindi pas Programit FIDE i cili nisi nga fundi i viteve 1500, në të cilin Papa i Romës kërkoi që të ri-kristianizonte Ballkanin e pushtuar nga osmanët, por edhe sepse Religjioni orthodoks ishte në rënie pas pushtimit osman.

Grindja e madhe e shqiptarëve të Kosovës me shkiet e Serbisë vjen nga shkaku se Shkiet janë edhe ata pronarë të Kosovës sepse janë arbër të sllavizuar, kurse shqiptarët e Kosovës janë arbër të islamizuar shqipfolës.

Kjo është e vërteta.

Prandaj budallallëqet që kanë pasur kisha katolike para atyre orthodokse nuk duhen shkruar këtu. Nuk ka Kisha katolike me figura në mur. Ke qenë ndonjëherë në Kishë Orthodokse. Kisha e Deçanit ishte Orthodokse, por që varej nga arbërit orthodoksë të cilët i kthyen në shkie.

 

Nga Pirro Prifti

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!