MENU
klinika

Mamaja e Ronaldos

“Në hotel ajo shkoi për të luajtur letra?”

07.02.2019 - 14:31

Zhvillimet e fundit në futboll u duk sikur u harrua akuza e përdhunimit e Cristiano Ronaldos ndaj Kathryn Mayorga, gati një dekadë më parë në Amerikë.

Por nuk harron mamaja e yllit portugez, duke e mbrojtur djalin e saj ndaj akuzave për përdhunim, të bëra nga një ish-modele amerikane.

Dolores Aveiro ka thënë se ka besim të plotë te biri i vet, duke insistuar: “Unë e njoh djalin që kam”. Mamaja e yllit portugez pohoi me ironi se akuzat.

Dolores ka postuar një fotografi të CR7 me një kapele “Superman”, duke shkruar: “Unë dua të shoh se kush e ka guximin ta vendosë këtë fotografi në profilin e vet për një javë dhe të bëjë “like” për të…, për Portugalinë, për ne, për bashkimin e popullit tonë dhe për drejtësi. Ai e meriton këtë”.

Fotoja e stilit të karikaturave të Ronaldos mbante dy “hashtags” në portugalisht. Njëri i përkthyer si “#Ronaldo, ne jemi me ju deri në fund” dhe tjetri si “#Justice për CR7″.

“Kam besim te djali im, kur bëhet fjalë për atë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje në hotel, nuk e bëri për të luajtur letra, por për diçka tjetër. Unë e njoh djalin që kam” – është shprehur Dolores.

Ronaldo vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim, duke thënë se janë “lajme të rreme” dhe se ka një “ndërgjegje të pastër”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN