MENU
klinika

Në "sitën" e Vetting-ut

KPK merr vendimin për kreun e Gjykatës Administrative

07.02.2019 - 09:19

Kreu i Gjykatës Administrative, Erjol Roshi është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjyqësore drejtohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtar Lulëzim Hamitaj.

Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit.

Seanca dëgjimore me Roshin u fokusua te burimet financiare për blerjen e një apartamenti 110 metra katrorë në Tiranë si dhe në një denoncim mediatik mbi mënyrën e hedhjes së shorteve në Gjykatën Administrative të Tiranës, të drejtuar prej tij.

Sipas KPK, subjekti zotëron një apartament me sipërfaqe 110m², të marrë me një kredi bankare. Apartamenti është shitur në shumën 55.500 euro. Gjithashtu gjykatësi Roshi ka makinë të blerë në 2014 6 mijë €.

Ndërkaq përfaqësuesi i ONM ka pyetur Roshin për apartamentet, se si është bërë transaksioni për blerjen e banesave.

“Jo përmes bankës, kanë qenë në shtëpi. Ka qenë dëshirë e prindërve të më përfshinin në apartamentin e parë, por që unë nuk kam paguar”, ka thënë ai.