MENU
klinika

Tenis

“Ne të tre jemi drejt fundit”

14.02.2019 - 13:48

I ka dhënë tonin tenisit në dekadën e fundit, duke dhuruar plot sfida me rivalitet, por për spanjollin Rafael Nadal, është fundi i treshes dominuese.

Numri 2 në botë ka deklaruar se dominimi i tij, Novak Djokovic dhe Roger Federer do të përfundojë së shpejti. Në 15 vitet e fundit, këta të tre kanë fituar 52 grand slam, duke e monopolizuar këtë sport.

Asgjë nuk është e përjetshme. Ne të tre jemi në fazën përmbyllëse të karrierës tonë. Kjo është e sigurtë”, u shpreh Rafael Nadal.

konica sportkonica sport mobile

Unë nuk e di saktësisht se kur do të tërhiqem. Kur të largohem nuk do të mërzitem, pasi kam shumë aktivitete të tjera me të cilat merrem dhe për të cilat do të kem më shumë kohë”, – tha më tej tenisi spanjoll.

“Unë jam një humbës i mirë. Humbjet më kanë mërzitur, por nuk më kanë ndalur që të vazhdoj përpara. Ajo që kam bërë është se nuk jam ndjerë kurrë superior karshi të tjerëve”, – tha Nadal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN