MENU
klinika

Deklarata e fortë

“Nëse preket Mitrovica, do bëhet luftë”

05.02.2019 - 08:31

“Nëse preket Mitrovica, do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë”, kështu është shprehur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai gjithashtu ka zbuluar planin e Serbisë, i cili sipas tij është që të ndahet qyteti përmes Ibrit.

“Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër… Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri tani… Mitrovica nuk guxon me u prek, do të flasin vetë qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit, këtë le ta dinë të gjithë”, tha Bahtiri mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë, pas tryezës kushtuar 19-vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, e cila ka ndodhur në veri të Mitrovicës.