23.02.2019 - 14:01
Duke filluar nga data 1 mars 2019, qytetarët do të mund të ndërrojnë pronësinë e mjetet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Lajmin për shërbimin e ri e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një njoftimi zyrtar, ku tarifa e përcaktuar për këtë shërbim është 1400 lekë.
“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona. Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars!”