MENU
klinika

Blerjet e bujshme

Nga Brazili në Kubë, volejbolli mbyll merkaton

01.02.2019 - 15:56

Dita e djeshme ishte e fundit e merkatos së dimrit në volejbollin shqiptar, që ka dhuruar jo pak surpriza. 10 lojtarë të rinj, të gjithë të huaj, janë afruar pranë skuadrave shqiptare të rrjetës: 5 te meshkujt dhe 5 te femrat.

Disa nga transferimet janë zyrtarizuar orët e fundit. Këto prurje të reja premtojnë për një fazë të dytë të kampionatit tepër interesante, pasi rivaliteti në të dyja kategoritë është rritur ndjeshëm.

Te femrat, tre janë ekipet që kanë sjellë lojtare të huaja: Barleti Volley, Mirdita dhe Partizani, që pritet të jenë edhe pretendentet kryesore për titull këtë sezon.

Te skuadra kampione e Partizanit ka arhdur një volejbolliste kubaneze, Daysei Masso Casalis dhe një amerikane, Ingrit Hanson Tuntland.

Surprizon Barleti Volley, që ka nënshkruar me volejbollisten amerikane Arden Fisher, ndërsa dy të huaja ka afruar edhe skuadra e Minatorit. Te mirditoret janë regjistruar volejbollistja amerikane Ashley Muench dhe ajo braziliane Angela Bezerra Garbuio.

Nuk mungojnë surprizat edhe te meshkujt, ku te kampionët e Erzenit do të luajë kubanezi Jorge Luis Sanchez Salgado, ndërkohë që dy ekipet e tjera që kanë afruar lojtarë të huaj janë Vllaznia e Partizani.

Te skuadra shkodrane konfirmohen ardhjet e malazezit Vuk Medenica dhe bjellorusit Yauheni Misiyuk. Ndërsa te Partizani do të luajnë volejbollistët Vladan Djordevic nga Serbia si dhe amerikani Gabriel Vega.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”