Menu

Iker Casillas

Nga shkolla, në grumbullim me Real Madrid

11.02.2019 - 12:44

Nga Real Madrid kanë dalë shumë legjenda, por njëri ende po luan, madje në nivele të larta, me një skuadër si Porto.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Fjala është për Iker Casillas, i cilin debutoi në vitin 1999 me Real Madrid dhe luajti deri në vitin 2015. Legjenda spanjolle kujton grumbullimin e parë me ekipin “galaktik”.

“Ishte fundi i nëntorit në vitin 1997. Reali ishte duke luftuar për në kampionat, qëndronte i treti ose i katërti, por kishte marrë disa rezultate negative.

Në Champions gjërat ishin duke shkuar shumë mirë. Unë isha në klasë, kur drejtori i institutit më thirri: Iker, mund të vish një sekondë?

Pastaj më tha që të merrja një taksi, sepse Real Madrid sapo kishte marrë nënën time në telefon dhe e kishte njoftuar se duhet të shkoja në Norvegji për ndeshjen kundër Rosenborgut.

Po ndihesha sikur të kisha fituar një lotari. Atë moment nuk do ta harroj kurrë, isha 16-vjeçar. Nga i ulur në klasë, e gjeta veten me lojtarë si Morientes, Sedorf, Mijatoviç, Suker dhe Raul.

Ishte diçka magjike, të cilën nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Do ta kujtoj gjithmonë si një nga gjërat më të bukura të karrierës. Unë kam fituar shumë trofe, por ai moment ishte realisht shumë i bukur”, – rrëfeu Casillas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN