MENU
klinika

Ngjarja në Kavajë

Si djemtë kërcënuan 14 vjeçaren për të kryer marrëdhënie seksuale

07.02.2019 - 13:52

Zbulohen të tjera detaje nga skandali i abuzimit seksual të vajzës 14 vjeçare në Kavajë. Ngjarja ka nisur në tetor fillimisht si një bisedë në instagram për të vijuar më pas me shantazhime të saj pasi djemtë thoshin se kishin një video që thonin se e kishin filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale.

Detajet shokuese është se djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën njëri pas tjetrit. Ndërkohë që njëri djalë kryente marrëdhënie seksuale të tjerët i ruanin dhe më pas këmbeheshin.

Kërcënimet kanë vijuar më pas dhe me kërcënime se do i vrisnin familjarët.

E gjithë historia u zbulua nga mësuesja në janar të 2019 kur dhe më 29 janar është bërë dhe denoncimi në polici.

Detaji më shokues ishte se djali i cili kishte futur në kurth vajzën i kishte treguar se me paratë që do të merrnin nga shfrytëzimi i vajzës do të blinte një lojë në internet. Djemtë siguronin vendet se ku do të kryenin marrëdhënie seksuale, një dyqan dikur bilardo, një pallat i ri apo dhe shtëpia e gjyshërve të njërit prej djemve.

Historia është shokuese dhe duhet të vërë në alarm të gjithë: Për të sensibilizuar adoleshentët të cilët lehtë mund të bien pre e shantazheve të tilla. Per te treguar sa kudjes duhet patur me përdorimin e rrjeteve sociale që të mos bien pre e kurtheve dhe shantazheve të tilla. Per te sensibilizuar prindërit dhe mësuesit duhet të jenë vigjilentë për të parandaluar dhe denoncuar raste të tilla abuzimi që janë të tmerrshme dhe mund të shkaktojnë trauma të mëdha psikologjike.

Njohja ne instagram– Historia ka nisur në instagram kur shoku i saj i klasës A i ka kërkuar ti bënte një ese. Mes vajzës dhe djalit ka nisur komunikimi i shpeshtë në Instagram.

perdhunimi kavaje-konica.al

Lutja per marredhenie seksuale– Ditën e ditëlindjes kur djali do mbushte 14 vjeç i ka kërkuar vajzës të kryenin marrëdhënie seksuale. Fillimisht ajo nuk ka pranuar por pas lutjeve të shpeshta vajza ka pranuar. Së bashku kanë shkuar pranë shtëpisë së shokut të ngushtë të A, i cili sipas dëshmisë do i ruante jashtë me frikën se mund ti vinin prindërit e i zbulonin.

Shantazhi me videon– Pas dy ditësh i mituri A ka shkruar në instagramin e së miturës duke i thënë se shoku i tij i ngushtë i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij. Gjithashtu i kishte shkruar se nëse ajo duhet të kryente marrëdhënie seksuale me kushërinjtë e H, do i publikonin videon në internet.

Pas disa ditësh refuzimi të vajzës dhe shantazhimit që vijonte nga H vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Djali A, H dhe C kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën njëri pas tjetrit,ndërkohë që bënin roje dhe njëi tjetrit. Vajza sërish ka kërkuar videon por djemtë nuk ia kanë dhënë duke e mashtruar sikur e kishin telefonin të prishur, apo e kishin fshirë.

Në fund të nëntorit 2018 është përsëritur e njëjta skenë abuzimi. Këtë herë djali A ka qenë me dy djem të tjerë, B. D. H

E kercenojne se do ia tregonin prinderve– Në fillim të dhjetorit e mitura vazhdonte komunikimin normalisht në instagram me të miturin A por më 17. 12.2018 ky i fundit i ka shkruar se duhej të ndaheshin. Të nesërmen i mituri B i ka shkruar se donte të kryenin marrëdhënie së bashku dhe nëse nuk pranonte do njoftonte prindërit dhe mësuesen

Më 20 dhjetor vajza ndahet me A por pas dy tre ditësh i ka shkruar në instagram i mituri tjetër H duke i thënë se shtetasit E, shokut të tij të ngushtë i kishte rënë në dorë video dhe nëse nuk kryente marrëdhënie me të do ta përhapte. Më 27 dhjetor me vajzën abuzojnë 3 djem.

Kercenimi se do i vrisnin prinderit- Pas pushimeve të fundvitit të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat mamanë dhe babanë.

Me shfrytezimin e vajzes djali do blinte lojen ne internet – Vajza ka kuptuar videon e kishin shumë djem të klasës dhe se “po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blente pajisje lojrash në internet.

“Pasi e ka pyetur shtetasin A në lidhje me këtë ky i fundit e ka pohuar duke thënë se sa të blinte pajisjen do ta mbyllnin këtë muhabet” ka dëshmuar vajza në prokurori.

Historitë e abuzimit kanë vijuar dhe në janar para se vajza të paraqiste kallzimin penal

Si ra ne dijeni mesuesja dhe tentativa per vetevrasje- Sanitarja e shkollës ka zbuluar një mesazh në telefonin e djalit të saj të dërguar nga A ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit. të premten e javës para se të bënte kallzimin penal mësuesja kujdestare e ka pyetur vajzën e cila i ka treguar dhe më pas kjo i ka treguar nënës së vajzës. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje

Deshmia e djalit A – Djali A i cili kishte nisur dhe një lidhje me vajzën që në tetor ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale por kjo ishte bërë me dëshirën e vajzës. Gjithashtu ka pranuar se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 6 adoleshentë të tjerë.

Kush e filmoi videon – Në dëshmitë në prokurori djali A mohon që ta ketë bërë ai videon ndërkohë që H nga ana tij thotë se ka qenë A i cili ka pasur videon intime dhe e ka shpërndarë.

H ka pohuar ne prokurori se shtetasi A i ka thënë të miturës se kishte nevojë për para dhe për këtë arsye do të gjente disa shokë për të kryer marrëdhënie seksuale me të por kjo gjë nuk u realizua duke qenë se lidhja midis tyre u realizua nga shkolla”

Vetë vajza nuk e dinte si ishte bërë videoja. Ndërkohë që një djalë ka pranuar se video ekziston dhe se e ka parë atë tek telefoni i shokut të tij A dhe në këtë video e mitura shfaqje e zhveshur.

Më 4 shkurt 8 adoleshentë u është firmosur masa e arrestit burg nga gjyqtarja Nurjeta Tafa e Gjyjkatës së Durrësit. Për 5 nga djemtë nën hetim, A, H, C, B dhe D u është ngritur akuza “marrëdhënie seksuale me të mitur “më shumë se një herë. Shtatë djem janë të arrestuar ndërsa eshte shpallur në kërkim djali H. Vajza ka identifikuar në polici personat që kanë abuzuar me të./oranews