MENU
klinika

Deklarata

Nis kuvendi/ Basha: T’i hapet rrugë zgjidhjes politike

07.02.2019 - 10:27

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje mazhorancës që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, pasi sipas tij vendi është në krizë totale.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Basha u shpreh se në datën 16 shkurt populli do marrë në dorë fatin e vendit, ndërsa komentoi edhe Projektligjin që po diskutohet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për peshkimin”.

Sot është rasti i parafundit për ti bërë thirrje ndërgjegjes socialiste që ti hapin rrugë zgjidhjes politike përpara se populli të marrë në dorë fatin e vendit. Se sa larg realiteti është ky parlament kukull i krimit dhe oligarkisë kjo dihet. Peshkatarët janë lënë në mëshirë të fatit. 20-30 mijë euro u kushton remonti çdo vit. Këta nuk hedhur asnjë qindarkë që këto riparime të bëhen aty dhe të ulen kostot e operimit për peshkatarët. Vendi është në krizë totale dhe këto ligje që sjellin këta këtu janë ligje zhvatje. Këta aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të drogës. Kriza ka arritur dimensione tragjike”– tha Basha.