MENU

Mos-heqja e taksës

Nis refuzimi amerikan/ Gjenerali anulon vizitën në Kosovë

10.02.2019 - 21:55

Gjenerali major Timothy Orr, i cili ishte i ftuar të merrte pjesë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka anuluar vizitën e tij.

Mësohet se arsyeja e anulimit të vizitës është mos heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës, për produktet e Serbisë e Bosnjës. Sipas axhendës, Timothy Orr do të qëndronte në Kosovë nga 16 deri më 18 shkurt.

Ndërkohë më herët ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, Philip Kosnett dhe Kyle Scott, të premten përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, me njohjen reciproke në thelbin e saj.