MENU
klinika

Situata politike në vend

Nis takimi i delegacionit të PE me opozitën

27.02.2019 - 16:44

Ka nisur takimi mes delegacionit të PE dhe krerëve të opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi në zyrat e BE në Tiranë.

Mësohet e delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe zbarkoi sot në Tiranë. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen një ditë pas protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës si dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.