MENU
klinika

Burrel

Tubimet e para në rrethe, bllokohet rruga nacionale

02.02.2019 - 12:48

Duke nisur që nga dita e sotme, Partia Demokratike ka nisur protestat nëpër rrethe, përkatësisht, së pari mësohet të ketë nisur ajo në Burrel. 

Ndërsa në datë 16 shkurt do të zhvillohet tubimi para Kryeministrisë.

Të organizuar nga partia Demokratike, një grup qytetarësh të Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.

Ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar. Sipas demokratëve, rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në protestë.

Sipas partisë Demokratike, kjo është protesta e parë që starton tubimet në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.

Ndërkohë që Basha sot bëri thirrje nga Ballshi për pjesëmarrje në protestën e 16 shkurtit në Tiranë

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit