MENU
klinika

Deklarata

Një ditë pas protestës/ Basha: E mora mesazhin, do djegim mandatet

17.02.2019 - 15:24

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një prononcim për mediat një ditë pas protestës, deklaroi se opozita do të vendosë djegien e mandateve të saj në Parlament.

Basha tha se e ka lexuar siç duhet mesazhin që i erdhi nga protesta. Ndaj ai tha se do ti propozojë grupit parlamentar që të marrin vendimin për të djegur mandatet.

“Ne përballë nuk kemi një kryemninistër dhe parti politike, por një bandë. Ka ardhur në pushtet nëpërmjet bandave dhe për llogari të bandave. Ju siguroj që unë e kam kuptuar mesazhin tuaj, ai është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe derdhur.

Ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti. Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj.

Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, nënvizoi Basha.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët

Gjykon Nuredin Dumanin dhe të pandehur të tjerë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula