MENU
klinika

Studimi

Një koktej ilaçesh shndërrohet në fabrikë neuronesh

17.02.2019 - 15:50

Një koktej prej katër ilaçesh është në gjendje të transformojë në neurone qelizat e trurit me formën karakteristike të yjeve dhe që në kushte normale kanë funksionin e mbështetjes dhe të ushqyerit të neuroneve, sipas rezultateve të botuara në revistën ”Stem Cell”, që mund të jetë bazë për terapitë e ardhshme kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer.

Studimi u krye nga grupi amerikan ”Penn State”, i udhëhequr nga Gong Chen, një pionier në këtë fushë të kërkimeve shkencore.

“Problemi më i madh për të riparuar dëmin e trurit është për shkak të faktit që neuronet nuk rigjenerohen pas dëmtimit”, tha Chen.

koktej ilacesh-konica.al

Në të kundërt, qelizat nervore në formë ylli, të quajtur astrocite, mbledhin rreth indeve të dëmtuara të trurit dhe mund të shtohen pas një dëmtimi të trurit.

“Unë besoj se kthimi i qelizave që janë afër neuroneve të dëmtuara në neuronet e reja është mënyra më e mirë për të rivendosur funksionet e humbura neuronale”, thotë ai, transmeton Atsh.

Grupi i udhëhequr nga Chen kishte identifikuar më parë nëntë molekula që mund të konvertonin astrocitet drejtpërdrejt në neuron, por kjo teknikë ishte aq komplekse saqë studiuesit provuan një qasje të re, me një recetë më të thjeshtë.

“Ne kemi identifikuar formulën kimike më efikase midis qindra kombinimeve të ilaçeve që kemi testuar”, vuri në dukje një nga autorët, Jiu-Chao Yin.