MENU

5 veçoritë

Njihuni me vetitë kuruese të rozmarinës

27.02.2019 - 18:02

Përveç aromës specifike dhe unike, rozmarina dallohet edhe me veçoritë shëndetësore që ajo bart. Kjo bimë shëruese mesdhetare përmban disa dhjetëra antioksidantë, veçoritë që ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në mes antioksidantëve në veçanti theksohet efikasiteti i acidit të rozmarinës. Për të kuptuar më shumë se çfarë vetish kuruese ka rozmarina, po ju tregojmë të gjitha vlerat e kësaj bime.

Për kujtesë të mirë – Rozmarina ka histori të gjatë si bimë shëruese, e cila përmirëson kujtesën, prandaj edhe në popull quhet bimë e kujtesës. Disa studime pohojnë se si ndikimet nga veprimet e radikaleve të mira të molekulave të oksigjenit në organizëm kanë përmirësim për sëmundjen e Alzheimerit.

Parandalon kancerin e lëkurës dhe të gjirit- Studimet për këtë bimë kanë treguar se rozmarina ka veti antikancerogjene dhe është efektive në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe sidomos kancerit të lëkurës. Në një studim në minjtë laboratorikë, është konstatuar se rreziku nga kanceri i gjirit është ulur deri në shifrat 76 për qind. Antioksiduesit që përmban bima e rozmarinës mund të neutralizojnë qelizat e kancerit.

Ҫaji i rozmarinës pastron organizmin nga helmet– Rozmarina ka edhe një mënyrë tjetër shijimi. Njësoj siç pi çajin e malit, kur ftohesh apo je me rrufë, edhe çaji i rozmarinës është një qetësues shumë i mirë. Ashtu si thahet çaji i malit, shumë mirë mund të thahen edhe gjethet e degët e rozmarinës për t’i përdorur atëherë kur organizmi ka nevojë. Çaji i formuar nga gjethet e rozmarinës parandalon mbajtjen e ujit në organizëm dhe ndikon në pastrimin e tij nga lloje të ndryshme të helmeve.

Lufton stresin– Aroma e rozmarinës ul nivelin e hormoneve të stresit, adrenalinës dhe kortizolit. Rozmarina, gjithashtu, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat prodhohen në masë të madhe kur trupi është nën stres kronik. Është dëshmuar se radikalet e lira rrisin rrezikun e inflamaciot kronik dhe stimulojnë disa lloje të kancerit.

Largon aknet – Hulumtimi i kryer në revistën “Planta Medica” ka treguar efikasitetin e rozmarinës kundër bakterit që shkakton aknet – Propionibacterium acnes.