MENU
klinika

Profil/ Eva Alikaj

Elsa e ‘Pallatit 176’, çfarë bëhet sot me të

11.02.2019 - 18:23

Elsa lozonjare e “Pallatit 176”, është roli që e ka bërë të paharrueshme për publikun shqiptar, aktoren Eva Alikaj.

Sot 57 vjeçe, ajo është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80.

E shfaqur rrallë në skenën shqiptare, Eva Alikaj nuk ka ndryshuar shumë nga ajo që ka qenë më parë, teksa duket sërish si një vajzë lajkatare dhe e këndshme.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, në 1983, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime në gjithë vitet 1980. Karakteret janë Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), që i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988) – Çmimin e Dytë. Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), dhe Edlira në “Stolat në park” (1988).

Qysh prej vitit 1991 jeton në Austri, ku edhe u martua me një nështetas të huaj, duke marrë mbiemrin e tij, Eva Lossl. Në 1992, nga kriza e teatrit dhe artit shqiptar në përgjithesi, punoi si kameriere.

Në 1993 lind djalin e saj, Xhino, i cili studjon për violinë. Më 1995 u rikthye përkohësisht në Shqipëri dhe interpretoi rolin e fundit në filmin “Përdhunuesit”. Në 2006 shfaqet në një rol të vogël të një filmi austriak. Në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Hera e fundit e shfaqur në publikun shqiptar ishte në qershor 2009, për cmimet Kult.

Filmografia

Muzikal Austrian – Lola Blau (2007) muzikal shfaqur ne Tiranë

Vier Frauen und ein Todesfall …. Dalina (2 episode, 2007), – Mundtot , – Schlachtfest

Mord auf Rezept – (2006) (TV) ….Pastruesja (Film Austriak)

Përdhunuesit- (1995)

Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi

Jeta në duart e tjetrit – (1990) ..Ana

Stolat në park – (1988) ……..Edlira

Treni niset më shtatë pa pesë – (1988) …. Etleva