MENU
klinika

"Rruga e gabuar"

Operacioni me 32 të arrestuar, Lleshaj: Trafikantët minojnë…

02.02.2019 - 19:50

Gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit finalizoi operacionin “Rruga e gabuar”, me 32 të arrestuar për tarfikim qënjesh njerëzore, mes tyre dhe një polic.

Lidhur me këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Me anë të një postimi në Twitter, ministri Lleshaj shkruan se ky operacion ishte një goditje e fortë kundër krimit të organizuar.

Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, shkruan ministri.