MENU
klinika

Lista me 57 emrat

Opozita djeg mandatet/ KQZ nis procedurat për plotësimin e vendeve vakante

27.02.2019 - 16:13

Pasi u njoftua për vakancat në parlament, të krijuara pas vendimit ekstrem të opozitës për djegien e mandateve, KQZ ka nisur procedurën për zëvendësimin e tyre.

Një ditë më parë përmes zëdhënëses, KQZ njoftoi se ka nisur procedurat në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilët ky institucion duhet të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

Mësohet se KQZ ka vënë në dijeni 57 kandidatët për deputetë të dy partive opozitare PD e LSI. Më konkretisht, pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët opozitarë KQZ ka kontaktuar 40 kandidatë të PD dhe 17 të LSI.

KQZ-konica.al

Referuar afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor ata kanë 10 ditë kohë në dispozicion për të dorëzuar në komision qëndror të zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, gjithmonë nëse do të pranojnë të marrin mandatit e deputetit të lënë vakant.

Mbetet për t’u parë se cili nga 57 emrat e kontaktuar nga KQZ do t’i qëndrojë besnik vendimit politik të marrë nga partitë e opozitës, apo do të pranojë të marrë mandantin e deputetit. Në rast të mos pranimit të mandatit, KQZ do të procedojë me pasuesit në listë, sipas qarqeve përkatëse.

Kliko këtu për emrat e kontaktuar nga KQZ për mandatin e deputetit