“Opozita i trembet krijimit të organeve të tjera të drejtësisë”, është kjo fjali e Ramës gjatë fjalimit të tij të djeshëm që ka sjellë reagimin e ashpër të nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Paloka përmes një postimi në Facebbok, Paloka ka sulmuar Ramën duke i kujtuar se neogociatat as nuk janë hapur e as nuk do të hapen dhe se ky fakt sipas tij është bërë me dije që para vendimit të opozitës për të dorëzuar mandatet.
Postimi i plotë i Palokës:
Kur vjen ngordhja, vjen me të gjitha e nuk ke ç’ti bësh më.
Propaganda dhe mashtrimi ishin “armët” e forta të Ramës që në fillim. Ato ishin të vetmet armë që i mbeten pas pak kohe që ishte në pushtet. Tani i janë shkrehur të gjitha. Është bërë bajat dhe qesharak me përsëritjen e “argumentave” që është pak të thuhet se kanë dalë boje me kohë.
“Opozita dorëzoi mandatet se ka frikë nga drejtësia”- thotë Rama.
Pra ne që dorëzojmë mandatet dhe imunitetin , kemi frikë nga drejtësia.
Ndërkohë ai që, megjithëse ka kapur çdo hallkë të shtetit dhe drejtësisë, çon në Parlament ligj që i bën të paprekshëm deputetët dhe pushtetarët nga drejtesia ( i trembur nga rasti Tahiri), nuk ka frikë nga drejtësia…
“Duan të pengojnë hapjen e negociatave”-thotë Rama.
Po ti mbushe dynjanë qershorin e kaluar se negociatat u hapën dhe opozita mashtronte kur thonte që negociatat nuk ishin hapur. Shalsi në studio më ftoi mua “të festonim sëbashku” për hapjen e negociatave. E pasi nuk e mbajtët dot gjatë mashtrimin e trashë se negociatat ishin hapur, sajuat një variant tjetër ( po aq të trashë në fakt) se vendimi ishte marrë dhe ishte i sigurtë, po nënshkrimi do bëhej një vit më vonë, pra këtë qershor. Atëherë çfarë negociatash po pengojmë ne ?!!
E vërteta është se negociatat as janë hapur e as nuk do hapen dhe kjo ju është bërë e ditur përpara se opozita të merrte vendimin për djegien e mandateve (une kam bërë dhe një status për këtë pikërisht ditën që kancelaritë kanë njoftuar se nuk ka hapje negociatash për këtë qeveri as në qershor)
Po kur të vjen ngordhja, të vjen me të gjitha e nuk ke ç’bën.