MENU
klinika

Fjala e plotë

Paloka qëllon me bojë Ramën, Berisha tregon çfarë ndodhi në Kuvend

14.02.2019 - 11:51

Një situatë aspak etike është shënuar ditën e sotme gjatë seancës parlamentare në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka goditi me bojë kryeministrin Rama.

Në një dalje për mediat Berisha ka treguar se çfarë ndodhi në Kuvend.

Ish-kryeministri u shpreh se Rama shau kryetarin e opozitës Lulzim Basha me gjuhë ofenduese dhe sipas tij kryeministri është një sharës i lindur.

berisha-konica.al

“Kryetari i pseudo mazhorancës të fyejë kryetarin e opozitës. Merrni shifni kamerat se çfarë i tha kryetarit të opozitës. Ato fjalë ja thotë çdo shqiptar atij, por ai u lëshua me fjalë që ishin ofenduese.

Nuk ka gjë më të rëndë sesa kryeministri shan në çdo moment opozitën dhe kreun e saj. Kryeministri një sharës i lindur. Këta janë gangsterë të pafytyrë”, tha Berisha.