MENU
klinika

Edukim dhe Informim

Panairi Ndërkombëtar i Edukimit hap siparin në Shqipëri

15.02.2019 - 10:36

Datat 15 dhe 16, 17 dhe 18 shkurt do të jenë një ditë e rëndësishme për shumë prindër, studentë dhe nxënës shqiptarë por dhe për gjithë shoqërinë. Për herë të 7 në Tiranë do të organizohet një event shumë i rëndëSIshëm, Panairi ‘’Wold Education Fait’’. 

Ky panair do të japë mundësinë që prindërit, nxënësit të takojnë, dialogojnë me përfaqësues të ndryshme të kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme të botës. Do të ketë përfaqësues të pranishëm përfaqësues të Shkollave të Mesme, Universiteteve dhe Kampeve Verore nga Europa dhe SHBA. Panairi organizohet nga Integral Educational Programs.

Më shumë se 40 institucione arsimore e edukuese të botës do të jenë në këtë panair kaq të rëndësishëm. Çdo vit rreth 8000 prej tyre gjejnë programin e duhur për veten e tyre dhe regjistrohen në universitete dhe shkolla jashtë vendit.

Projekti i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit bën bashkë më shumë se 250 institucione arsimore partnere (universitete, shkolla të mesme dhe kampe verore) anembanë botës dhe mbledh së bashku më shumë se 100 ekspertë në një vend, duke ofruar konsulencë falas dhe duke informuar mbi zgjedhjen e institucioneve arsimore jashtë vendit.

 

Studentët nxënësit dhe prindërit do të marrin konsulencë falas nga profesionistët. Do të paraqiten programe të ndryshme arsimimi për moshat e ndryshme, kurse të gjuhëve të huaja, studime në shkollat prestigjioze ndërkombëtare, studime universitare dhe pasuniversitare dhe programe MBA.
Do të njiheni edhe me programin work & Travel in USA dhe mundësitë e trajnimit në SHBA. Vizitorët në panair gjithashtu do të kenë mundësinë të bëjnë testin e udhëzimit të karrierës, testet për pranime direkte në shkolla, dhe një test në gjuhën angleze sipas standardeve të CEFR.

“Panairit Ndërkombëtar të Edukimit” është një nga projektet më të mëdha këshillimore në Evropë që paraqet trendet më të fundit sa i takon arsimit në vendet më të zhvilluara në botë lidhur me perspektivën profesionale.

Panairi zhvillohet në disa vende gjatë gjithë vitit dhe është vizituar nga dhjetëra mijëra të rinj. Çdo vit rreth 8000 prej tyre gjejnë programin e duhur për veten e tyre dhe regjistrohen në universitete dhe shkolla jashtë vendit.

Projekti i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit bën bashkë më shumë se 250 institucione arsimore partnere (universitete, shkolla të mesme dhe kampe verore) anembanë botës dhe mbledh së bashku më shumë se 100 ekspertë në një vend, duke ofruar konsulencë falas dhe duke informuar mbi zgjedhjen e institucioneve arsimore jashtë vendit.

Panairi do të organizohet në Hotel Rogner më datë 15-16 shkurt, në 17 shkrut ‘’Hotel Grand Europa’’ në Shkodër, në datë 18 shkurt dhe në Fier. Në këtë organizim kaq të madh për të interesuarit do të ketë bursa, pranime direkte apo prezantime, regjistrime.

Pranë çdo institucioni arsimor do të jetë një përkthyes, i cili së bashku me përfaqësuesin e shkollës do t’ju ndihmojnë të merrni informacione të detajuara mbi programet, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, kriteret dhe afatet e pranimit, bursat e ofruara dhe si mund të aplikoni për t’i përfituar, aktivitetet ekstrakulikulare e kulturore dhe mundësitë për zhvillimin individual të fëmijës suaj.

Këto institucione janë nga këshillueset më të mira për studimet jashtë vendit.

Gjatë panairit do të keni mundësi t’i bashkoheni workshop-eve të ndryshme dhe prezantimeve që do të zhvillohen. Këto do t’ju ndihmojnë të kuptoni lehtësisht benefitet e arsimimit në institucionet pjesëmarrëse, vlerën e diplomës me të cilën mund të pajiseni, si duhet të përgatisni një letër motivimi dhe nëse ende nuk jeni të bindur mbi llojin e programit apo degës ku dëshironi të studioni, testi Centigrade ju vjen në ndihmë. Do të ketë gjithçka që ju nevojitet të dini për arsimimin në vendet dhe shkollat më të mira!
Në axhendën e faqes informative të këtij panairi thuhet se do të flitet sipas temave të kategorizuara në orë të caktuara:
Në orën 11: 00 do të prezantohet Si të arrini rezultatet më të larta me Britanika në provimet TOEFL/IELTS/SAT/GMAT etj. për studime jashtë vendit. Në 12: 00 Si të pranoheni në Oxford dhe Cambridge!

 

Në orën 13:00 6 Great reasons to choose Coventry University! Në orën 14: 00 Ca’ Foscary University of Venice, Open to the World! Në orën 15: 00 Zbuloni karrierën që ju përshtatet me një test të thjeshtë! Në orën 18:00 Tests for Boarding Schools / Britanika

Në Hall Antigonea III në orën 11: 00 Unversitetet më të mira në Angli, si të bëni një aplikim të suksesshëm?! Në 12:00 Ca Foscari University of Venice. Open to the ëorld! Në orën 13: 00 Aiglon College – Një ndër shkollat e mesme më të mira në botë! Në 14: 00 Planifikoni verën tuaj në SHBA me disa hapa të thjeshtë! Në 15:00 Piketoni universitetin që dëshironi me letrën perfekte të motivimit!

Austri: Amadeus- International School Vienna,

Britania e Madhe: Abbey DLD Colleges, Cambridge Education Group; CATS Colleges UK; CATS Academy Boston; D’Overbroeck’s College; Cardiff Sixth form College; kolegji Earlscliffe; Oxford Sixth Form College; Sidcot School; Chelsea Independent College – represented by Astrum Education; St. Michael’s – represented by Broadëay Education; Rochester Independent College; Abbey College in London and Malvern

Gjermani: Schule Schloss Salem; BBIS Berlin Brandenburg International School

Zvicër: Brillantmont International School

Universitete

Austri: Webster Vienna Private University

Britania e Madhe: Richmond, The American University in London-represented by Integral, University of Sunderland – represented by Integral

Hollanda: The Hague University of Applied Sciences

Kroacia: Rochester Institute of Technology Croatia

SHBA: Marshall University – represented by Integral, Oregon State University – represented by Integral, University of South Florida – represented by Integral, Colorado State University – represented by Integral, Dreë University – represented by Integral, George Mason university – represented by Integral
Shpejtoni të informoheni për edukim!