MENU
klinika

Detajet

Panik në Durrës/ Përfshihet nga zjarri banesa

11.02.2019 - 09:33

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.