MENU

Krim në familje

Vlorë/ Burri vret gruan e më pas qëllon veten

06.02.2019 - 12:37

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën gjatë ditë së sotme. Ngjarja që ka shkaktuar panik në qytet ka ndodhur pranë komisariatit.

Raportohet se një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij, e më pas ka qëlluar veten.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa burri ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç.

Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.