MENU
klinika

Shifrat alarmante të një studimi

Pas Brexit, 1.7 milionë njerëz në varfëri ekstreme

04.02.2019 - 11:59

Duhet ende kohë që Britania të largohet nga BE, por një studim ka treguar se vendi në zhvillim që do të goditet më së shumti nga Brexit është kombi juglindor i Kamboxhisë.

Duke qenë se 29 marsi është jo shumë larg, po i kushtohet vëmendje efekteve që do të kishte Brexit në ekonomitë evropiane dhe britanike.

Por studimet nga Instituti Gjerman i Zhvillimit, të botuara këtë muaj, tregojnë se ndikimi mund të jetë katastrofik edhe jashtë Evropës, duke bërë që miliona njerëz në vendet në zhvillim të mbeten në varfëri ekstreme.

“Brexit mund të rrisë popullsinë që jeton në varfëri të skajshme me gati 1.7 milionë”, shkruajnë autorët.

Nëse do të ndodhte Brexit pa marrëveshje,  Kamboxhia do të ndikohej më shumë nga të gjitha vendet më pak të zhvilluara. Ajo varet shumë nga tregu i Mbretërisë së Bashkuar, me 7.7% të eksporteve të saj që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Arup Raha, një ekspert për ekonominë e Azisë Juglindore, tha se ishte e vështirë të parashikohen efektet që mund të kishte në ekonomitë e tjera.

I pyetur nëse ka gjasa që Britania e Madhe të arrijë marrëveshje tregtare me të gjitha shtetet e EBA, ai tha se Britania e Madhe nuk kishte shumë zgjedhje.

“Kjo do të jetë shumë shqetësuese për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Ata tashmë mund të humbasin aksesin në tregun e përbashkët. Arritja e marrëveshjeve tregtare do të marrë pak kohë, por ata do të duhet ta bëjnë këtë “, tha ai.

Por autorët e studimit të Institutit të Zhvillimit Gjerman thanë se marrëveshjet nuk do të arriheshin në kohë, pasi kjo kërkonte një politikë krejtësisht të re tregtare.

Stephen Higgins, drejtori i firmës investuese Mekong Strategic Partners, tha se nuk ka gjasa që qeveria britanike të merrte parasysh efektet e mundshme negative në vendet e tjera.

Britania e Madhe do të largohet nga BE në orën 23:00 të së premtes, më 29 mars, kur skadon afati kohor dyvjeçar për negociatat e largimit, sipas nenit 50.

Disa deputetë kanë kërkuar që Britania të ketë më shumë kohë për të negociuar daljen e saj për të shmangur daljen nga BE pa marrëveshje.

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt pranoi të enjten se “koha shtesë” mund të jetë e nevojshme për procesin.

Por May ka insistuar se data e largimit nuk do të ndryshojë. Kryeministrja shtoi se deputetët donin që qeveria të kthehej në Bruksel për të rinegociuar marrëveshjen, por kjo mbetet për tu parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…